Kryeministri serb Vuçiç, më 27 maj viziton Tiranën

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojë më 27 maj një vizitë zyrtare në Tiranë, njofton gazeta “Danas”, duke iu referuar kabineteve të kryeministrave të Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas gazetës, të cilës i referohet KosovaPress, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një zyrtari serb në Shqipëri në nivelin më të lartë.

Mikpritës i kryeministrit serb do të jetë kryeministri Edi Rama, i cili më 10 nëntor 2014 qëndroi në Beograd, në vizitën e parë të një zyrtari të Shqipërisë në 68 vitet e fundit.

Duke paralajmëruar vizitën e Aleksandar Vuçiç, në Shqipëri, këshilltari i kryetarit të qeverisë së Shqipërisë (Shkëlzen Maliqi) thotë se kryeministrat Rama e Vuçiç “po trasojnë kthesën e rëndësishme në shtegun që do të jetë bosht paqeje e stabiliteti në rajon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *