Kryeprokurorja Marku në Kryeministri

Një ditë pas protestës së opozitës, kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka mbërritur në Kryeministri. Ajo ka shkuar në godinën e qeverisë rreth orës 9:00, teksa arsyeja e kësaj vizite nuk dihet ende.

Të shtunën, opozita e bashkuar zhvilloi protestën e saj kombëtare. Tubimi u ndal në tre pika Kryeministri, Parlament dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës. Që prej nisjes së saj, protesta u shoqërua me tensione.

Protestues të ndryshëm hodhën molotov dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë dhe për pasojë dera hyrëse e saj u përfshi nga flakët. Gjithashtu edhe pas zhvendosjes tek Kuvendi, tubuesit hodhën molotov, flakadanë dhe fishekzjarre. E njëjta skenë u përsërit edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *