“Kthehuni menjëherë në SHBA”/ Ambasada thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri iu ka bërë thirrje qyetarëve të saj që të kthehen në SHBA, nëse nuk janë të përgatitur që të qëndrojnë në Shqipëri për një kohë ta pacaktuar.

Ambasada i informon amerikanët që të rikthehen menjëherë në atdhe përmes Stambollit të Turqisë. Për momentin, ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania.

Po ashtu, ata që kanë nevojë urgjente mund të kontaktojnë me email me Ambasadën në Tiranë.

“Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEwBQ Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]

Leave a Reply