Ku dhe pse iku sot Sulejman Rexhepi

Sot, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, krejt pa pritur ka braktisur vendin në emër të një takimi urgjent në Ankara, me z. Serdar Çam, Kryetar i Qendrës së Përgjithshme të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në fakt, sot në Maqedoni ka qëndruar Avokati i popullit i Turqisë, Şeref Malkoç, i cili mori pjesë në shënimin ceremonial në Shkup me rastin e 20 vjetorit të Zyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, ku u prit nga obdusmani maqedonas, Ixhet Memeti.

Obdusmani turk me këtë rats ka realizuar takim edhe me Kryeministrin Zaev si dhe me Kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Ndërsa nuk ka arritur ta takojë Suejman Rexhepin, për të cilin, siç mësojmë kanaleve diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë e që nuk i mohojnë as përfaqësues të ambasadës turke në Shkup, obdusmani turk ka pasur një dosje me tri pikë: 1. Keqpërdorimi i mbi 600 qytetarëve turq duke iu marrur para në emër të sigurimit të pasaportave për të udhëtuar në haxh nga Maqedonia e që kurrë nuk ua dha as pasaportat e as nuk ua ktheu paratë; 2. Bashkëpunimi i ngushtë me llumin e pjesëtarëve të FETO-s si dhe, 3. Çështja e studentëve kurd në mesin e të cilëve ka mjaft pjesëtarë të PKK-së, të cilët këtu po ndihmohen nga Mulla Sula për t’u paisur me diploma fakulteti dhe, po depërtojnë në Evropë në emër të studimeve të më tejme duke e fshehur identitetin e vërtetë prej terroristëve!

Sulejman Rexhepi, po ashtu, ka qenë i infomuar me këtë dosje, e cila shpreh brengosjen e institucioneve shtetërore turke për qytetarët e vet që po bijnë pre e matrapazllëqeve në Maqedoni ku pa dyshim që është i përzier edhe Sulejman Rexhepi dhe, për t’iu shmangur këtij takimi, ka kërkuar një takim urgjent me drejtorin e TIKA-s në Ankara, për t’ia shprehur një brengosje shumë të madhe, e cila mund të çojë edhe në ndërprerjen e bashkëpunimit në mes të TIKA-s dhe BFI-së së Mulla Sulës.

Bëhet fjalë për shtrembërimin dhe gati rrënimin e skeles në minaren e xhamisë së Sulltan Muratit, në Shkup, e cila krijon një pamje mjaft të shumtuar por edhe për të shprehur ankesa serioze në ngecjen e të gjitha punëve që i ka marrur përsipër TIKA. Në këtë takim Mulla Sula ka marrur me vete edhe përforëcim, një magjistër turizmi dhe një doktor veterinar, konkretisht, Myftinjtë ilegjitim të Shkupit e të Tetovës, Qenan Ismailin dhe Qani Nesimin, të cilët janë munduar që në mënyrë autentike t’ia interpretojnë Drejtorit të TIKA-s pasojat estetike nga shtrembërimi i skeles së kësaj minare.

Drejtori Serdar Çam, mysafirëve nga Maqedonia ju ka kërkuar falje të sinqerta për një lëshim të tillë dhe ju ka premtuar se shtrembërime të skeleve nuk do të ket, porse skelet tash e tutje do të qëndrojnë të ngritura, thikë përpjetë, për ç’gjë do të bindet edhe vetë Sulejman Rexhepi.

Sulejman Rexhepi, edhe një herë ka ngritur dyshimin se TIKA është e pa aftë të përballet me angazhimet që i marrin rreth ngritjes së objekteve fetare si dhe rreth meremetimit dhe restaurimit të objekteve me vlerë historike e nga trashëgimia kulturore. Prandaj, ka theksuar Sulejman Rexhepi, është mirë që TIKA të derdhë paratë në xhirollogarinë e BFI-së së Sulejman Rexhepit ndërsa ky vetë, me firmat e tij, do t’i kryej të gjitha këto punë të cilave, sipas Mulla Sulës, TIKA nuk po mundet me ju dalë zot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *