Kur partinë e kaplon sëmundja e liderit

Kur erdhi Ali Ahmeti në skenën politike shqiptare në Maqedoni, nga spitali i Zvicrës ku ishte shëruar Ali Ahmeti, lëshoheshin fletëlëshimet spitalore me diagnozën për të cilën ishte kuruar! Diagnoza ishte SHIZOFREN PARANOJAK! Tani, çuditërisht, tërë partia po vuan nga kjo diagnozë. Mos do të thotë kjo se BDI-ja tashmë ka cilësitë e kameleonit

Shkruan Zeqie Veseli

 

Nga goditja e zgjedhjeve të fundit kur e hëngër shuplakën fatale partia e Ali Ahmetit (BDI-ja) e këndej, strukturat e kësaj partie nuk po gjejnë rehat. Plasën, sa në krahun e djathtë sa në të majtën, sa në shpinë e sa në bark, në të gjitha pozicionet po ju zihet fryma! Janë bërë parti që si ato putanet që jepen pas të gjitha stileve e pozicioneve vetëm për pak frymë!

Se kjo parti (BDI-ja) tashmë po lëngon nga diagnoza e liderit të tyre, kjo nuk ka kurrfarë dileme! Frika ju ka hyrë në palc, ndaj dhe sillen tamam si pacientë të mbërthyer nga fobiet e ndryshme. Për momentin diagnoza e tyre fatale del të jetë BESAfobia – frika lemeritëse nga kjo parti e cila nuk ka asnjë pikëtakim me ideologjinë marksiste-leniniste. Disi sikur të kenë shkelur në ograk që nga momenti kur njëri nga liderët e BESËS, Zeqirija Ibrahimi, në parlamentin e Maqedonisë ndërmori një hap të cilin këta të BDI-së e konsideronin si ëndërr e tmerrshme. Zeka do ta këndojë në këtë parlament HIMNIN kombëtar shqiptar, madje, për inatë të BDI-së Zoti Fuqiplotë ia dha një kuvet dhe gjatë këndimit madje as që belbëzoi për një fraksion të sekondës!

BESA paska shumë para, miliona!!! Nëse i ka a mos ia mori popullit të vet nga goja! A mos ishte në pozita për të shitur interesat e veta nacionale për pak para? Jo pra, kështu që, “paratë” e BESËS janë një tjetër fobi e BDI-së, e cila, këtë sëmundje e ka duke e kapur gjaku i kombit nga vjedhjet që ia ka bërë popullit shqiptar në të mirë të pasurimit të individëve të caktuar të BDI-së!

BESA për asnjë çast nuk ishte në pozita të BDI-së, e cila pa dyshim që u themelua dhe u regjistrua nga shkijet, për t’ju shërbyer pastaj atyre. BDI-ja me besnikërinë më të sinqertë i ka shërbyr kasapit të shqiptarëve të Maqedonisë, LSDM-së dhe, pastaj, po kaq besnikërisht, si një grua e përulur deri në skllavëri, i ka shërbyer VMRO-së, për t’ju kthyer në fund sërish dashnisë së vjetër. BDI-ja me këtë dëshmon se vuan edhe nga një sindrom, nga ”Sindromi i Stokhollmit”!

BDI-ja, e tëra në panikë paranojake, ngrit alarm kombëtar se BESA po bashkëpunuaka me VMRO-në? Me cilën? Me atë të Gruevskit? Po BDI me këtë parti të Gruevskit ka bërë namin e veprave antikombëtare shqiptare! Është botërisht e ditur se, kur u gjunjëzua para VMRO-së në 2008, me të vetmin qëllim që të futet në qeverisje me VMRO-në, kësaj partie iu ul në prehër duke shpallur moratorium për një mandat të plotë mbi kërkesat nacionale shqiptare. Në takimin Gruevski – Ali Ahmeti (në të cilën ka prezantuar edhe Ermira Mehmeti), është arritur pajtueshmëri që mos të flitet asgjë për shqiptarët për katër vitet e ardhshme, ndërkohë që të ndihmohet VMRO-ja në krijimin e identitetit të ri maqedonas. Ky kontribut është ekskluzivisht i Ali Ahmetit! Madje Ali Ahmeti është dashur vetëm që t’i miratojë aksionet policore antishqiptare dhe as që ka guxuar të ngrisë zërin edhe atëherë kur e shpallën plakën shqiptare 64 vjeçare anëtare të grupeve terroriste islamike! Mendon Ali Ahmeti se shqiptarët ia kanë harruar këtë tradhëti?

Ali Ahmeti mendon se tash e tutje BESA dhe VMRO-ja do të afrohen aq shumë sa, njerëzit e Besës do të jenë në pozita për t’i kuptuar të gjitha tradhëtitë e BDI-së dhe të Aliut që i ka bërë sa ishte në vasalitet te VMRO-së. Pa frikë sepse, ato tradhëti të BDI-së, vërehen që nga kupa e qiellit!

Ali Ahmeti, do t’i hakmerret VMRO-së, kinse për tradhëtinë që ia paska bërë duke ndërmarrë aksione policore kundër shqiptarëve, veprime këto që shkaktuan në përgjysmimin e simpatisë ndaj BDI-së! Në fakt, këtu fshihet lepuri i djallëzuar i Ali Ahmetit, sepse, ai, duke e ushtruar këtë urrejtje kundër ”hypsit” të vet të mëparshëm, mundohet që ta amnistojë LSDM-në nga të gjitha ato krime antishqiptare që i ka bërë deri sa ishte në pushtet! LSDM-ja është ngritur mbi platformën që nuk është asgjë tjetër përveçse filozofi politike e zgjatur nga filozofia antishqiptare e Serbisë. LSDM-ja nuk mundet të funksionojë nëse nuk ndërmerr vazhdimisht aksione të rënda antishqiptare dhe, tek shqiptarët, kjo shkollë politike është mjaft mirë e njohur. Fundja, ka qenë ajo politikë që e ka nxjerrur Ali Ahmetin në ilegalitet, që e ka sjellë buzë çmendisë duke përfunduar në diagnozën “shizofren paranojak”! Një lider i sëmurë nga të tilla diagnoza mund të kukasë si kukavajkë e lënduar se, bie fjala, BESA po koketon me VMRO-në, ndërsa kjo i lejohet madje edhe duhet të përkrahet BDI-ja në koketim të hapur me LSDM-në. Deri më tani nuk i ka ndodhur asnjë lideri shqiptar që të apelojë kaq hapur dhe publikisht që të votohet një maqedonas, siç po i ndodhë kjo Ali Ahmetit në lutje për ta votuar Shiligovin e partisë amëz e projekteve antishqiptare, e cila, hala nuk është distancuar nga ajo politikë duke ju kërkuar me përulësi falje shqiptarëve për atë që e kanë përjetuar nga LSDM-ja (rasti i Haraçinës, rasti i Ladorishtit, rasti i Bitpazarit, rasti i Gostivarit, rasti i Universitetit të Tetovës etj.) Edhe rasti i “Monstrës”. Zajevi thoshte se i ka faktet, ndërsa sot, si kryeministër, nuk i nxjerr ato fakte, nuk kërkon burgosje urgjente të atyre maqedonasëve që e kurdisën këtë tragjedi vetëm e vetëm për t’i ngulur shqiptarët! Zaevi di shumë çka edhe për rastin e Lagjes së Trimave, por, heshtë, sepse mirë i është bërë shqiptarëve nga percpepcioni i realtë i tij që ka për kombin tonë.

A thua, pse kaq paranojak Ali Ahmeti, pse kaq fobi e ka fitoren eventuale të VMRO-së dhe BESËS? Besa ka vendosur që mos të merret me BDI-në, sepse, nëse i nxjerr faktet që janë për këtë parti, pastaj druan nga një “vetëvrasje kolektive” e shqiptarëve të Maqedonisë, nga turpi dhe inati se pse e përkrahën për dy dekada Ali Ahmetin! Le t’i ngelë kjo punë patriotike historisë sonë kombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *