“Lapsuset” me pasurinë mund t’i kushtojnë karrierën prokurorit të Tiranës

Prokurori i Apelit në Tiranë, Luan Kaloci duket se do të ketë probleme sa i përket procesit të vettingut.

Ai ishte sot i pranishëm në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku pas verifikimit të dosjes së tij, relatorja u shpreh se Prokurori ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.

KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi vetëm një komponent, që konkretisht është pasuria, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet.

Luan Kaloci ka një apartament 145 m2 në njësinë bashkiake nr.10 me vlerë 52 mijë dollarë. Ai ka shitur një shtëpi me vlerë 4 milionë e 800 mijë lekë në vitin 1999 në Elbasan. Gjithashtu prokurori ka marrë 55 mijë euro kredi në bankë.

Aty ka mospërputhje për sipërfaqen e apartamentit dhe për një dyqan të paregjistruar në hipotekë. Ai ka deklaruar një lotari sportive dhe dyqanin e blerë për 5.8 milionë lekë, por nuk ka deklaruar 5 mijë dollarë në 2007, 20 mijë euro të bashkëshortes dhe 50 mijë euro në 2009 për shitjen e makinës së vajzës.

Për të u vlerësuan dokumente si raporti i ILDKPI dhe informacione nga institucione të tjera.

Avokati i tij tha: E pranojmë që ka lapsuse në deklarimet  e pasurisë, por nuk ka mosjustifikim të pasurisë”, u shpreh avokati.

Sipas tij, Kaloçi vazhdon të paguajë kredi për blerjen e pasurisë. Gjithashtu Vishaj u shpreh se i biri i prokurorit ka fituar një lotari e cila është konform ligjit

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e përbërë nga Xhensila Pine, V. Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja, që do të shqyrtonin të trija komponentët e vettingut për kandidatin për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *