Letër Naim Abazit e Mihrie Brahës

Me shkas

(Si shkas, pjesëmarrja e juaj në një aheng të një udbashi të cilit ju i dhatë mundësi që të paktën nja 3-4 orë të “amnistohet” nga krimet kombëtare e fetare që i ka kryer, kurse ju i uruat “reisit” edhe 100 vite jetë. Sa trishtim!)

 

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

 

Të dashur, më lejoni t’ju them se ju, si artistë, si vlera kombëtare, jeni anëtarë i çdo familje shqiptare, të paktën të shqiptarëve këndej kufirit administrativ! Jemi rritur e rrëqethur nga zëri i juaj i bukur, repertoari i juaj ka qenë mëlmesë e jetës sonë! Pa dyshim, jeni model dhe personaitete nga më të çmuarit në estradën kosovare. Pjesëmarrja e juaj nëpër ahengje familjare veçsa e shton atmosferën, duke na ngelur në mbamendje kujtimet më të bukura e më të ëmbla të jetës.

Fatkeqësisht, vjen një moment, si pasojë e neglizhencës, si pasojë e mungesës së informacioneve, apo, pse jo, edhe si pasojë e moskokëçarjes para fakteve të rënda në raport me peshën e parasë si mjet më i rëndësishëm ekzistencial,  njeri rrëshqet dhe bëhet horr!

Në të kaluarën, talenti dhe afinitetet gjeniale të falur nga Zoti, keqpërdoreshin dhe keqtrajtoheshin nga komunistët dhe tallësit me vlerat kombëtare shqqiptare. Shpesh dhe zyrtarisht bastardohej vallja e “Shotës”, kurse këngës së Shotës i jepej trajtë e “fabullave për fëmijë”, nuanca të këngës të tipt “zajko kukurajko”! Këngëtari apo këngëtarja shqiptare ishte e detyruar të këndojë. Edhe komunistët e regjur si dhe udbashët e rëndë shqiptar kishin nevojë për pak “patriotizëm”, prandaj shkonin nëpër kafene ku këndohej shqip (pra, nuk i detyronin të turpëroheshin artistët nëpër ahengje të tyre private)!

Më vonë, këngëtimi u bë profesion përfitimi dhe, këtu nuk ka asgjë të keqe! Siç shiten librat, siç organizohen ekspoztat shitëse, siç organizohen koncertet klasike, ashtu edhe këngëtimi popullor duhet të sjellë përfitime për atë që e ka këtë talent! Megjithatë, akoma nuk është bërë traditë që pjesëtarët e estradës sonë t’i përgjigjen antikombëtarëve, udbashëve, matrapazëve! Nuk ka para që mund t’i joshë artistët e mirëfilltë, kurse mund të rrëshqasin si pasoj e mungesës së informacionit apo edhe si pasojë e dezinformatës për personin konkret të cilit do t’ia shtojnë shyhretin!

Në këtë vazhdë, Naim Abazi dhe Mihrie Braha morën pjesë në një aheng familjar, te një “hoxhë” i Maqedonisë! Nuk ka asgjë të keqe. Shkon, këndon, krijon pak atmosferë dhe i fut në xhep nja 5-6 mij euro, për një natë. U lumtë! Ajo që i çmendi shqiptarët e Maqedonisë, është urata e juaj, z. Naim, që “reisi” të jetojë edhe nja 100 vite!

Ti, zotëri Naim dhe ti zonja Mihrie, e dini fort mirë e çka do të thotë të përballesh me një udbash! Në fakt, deri sa keni qenë pjesë e Ansamblit “Mic Sokoli” e keni përjetuar edhe këtë trishtim! Paramendoni sikur në tanë kohë t’i uronit 100 vite jetë Ali Shukriut, apo Selimit, apo sot Nazmi Bllacës! Shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ata të Kosovës dhe Shqipërisë, tash e disa vite rresht janë të njohtuar me personalitetin e tmerrshëm të Sulejman Rexhepit. Këto ditë institucionet shtetërore të Republikës së Turqisë botuan një raport mbi 100 faqe për veprat kriminale dhe për karakterin kriminal të Sulejman Rexhepit! Raporti citon se për këto 4-5 vite janë botuar mbi 3000 shkrime,  te argumentuara e të dokumentuara kundër Sulejman Rexhepit, kurse ju i uroni edhe 100 vite jetë, madje i premtoni se do ta merrni diku në ndonjë disko, në ndonjë lokal nate në Prishtinë! A e dini se sa të rrezikuar mund të ndjeheni nën shoqërimin e tij!?

Dosja e tij policore, nën nofkën policore “Zharko” është e tmerrshme, është rrëqethëse, është shpirtërisht helmuese, dhe, ju Zoti Naim, i dëshiuroni edhe 100 vite jetë Bekuesit të antishqiptariit më të madh, Nikolla Gruevskit! Po ju a jeni me shqiptarët apo me udbashin!

Ju, zotëri Naim, e keni liderin e juaj fetar, efendi Naim Tërnavën, pyeteni se a ka pranuar ndonjë raport finansiar nga Sulejman Rexhepi për 150 mij euro të mbledhura nga taksapaguesit e Kosovës dhe që ia ka dorëzuar Sulejman Rexhepit për t’ua dhënë ndihmë vëllezërve nga Hasanbegu pas vërshimës katastrofale të përcjellë me kaos e me viktima! I mbajti për vete mbi 400 mij euro, o Naim Abazi, paratë që i ke futur në xhep atë mbrëmje, bashkë me zonjën Mihrie Braha, janë po ato para, dedikuar familjes që e humbi foshnjën 9 muajsh dhe që kurrë nuk iu gjet trupi, ndërsa ju po e rritni me të gjitha të mirat fëmijën e juaj. Nuk është mirë që të rritet me paratë haram të “reisit” tuaj, Mulla Sulës. Mbase dikush ju ka mashtruar, por ai dikushi nuk ua do të mirën juve, por kujdeset për qejfet e “shefit” te vet!

Mulla Sula është i izoluar ndërkombëtarisht, kombëtarisht është i lakuriqësuar, kurse fetarisht është i gurëzuar për shkak të qindra blasfemive të tij! Dhe ju na e bekoni këtë “bereqet”!? Nëse ju duhet, merreni zotëri Naim! Mulla Sula është vetëm një hoxhë i thjesht, me një rrogë hoxhallëku! Prej nga ato para, të asaj mbrëmje që i shkuan në vlerë prej 15 mij euro?! Nejse, është çështje e tij! Mua personalisht më brengos “rrëshqiptja” e vlerave kombëtare! Nuk dua që asnjë artisti shqiptar t’i ngjajë ajo çfarë ju ngjau juve (dhe më herët edhe Shyhrete Behlulit!!!) Artisti shqiptar ta argëtojë e ta kënaqë shpirtërisht një udbash?! Jo, jo, të paktën jo ti vëlla Naim e ti motër Mihrie.

Po ju shkruaj, sepse sapo u informva se, Sulejman Rexhepi paska thënë: “E hëngrën edhe këta dy, i futa në gusht! Së shpejti do të më shihni në Odeon”! Kujdes Naim e Mihri, vëlla e motër ju paça!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *