Letra e Metës në Bruksel/ Rama: Turp! Presidenti po minon procesin e integrimit

Kryeministri Edi Rama e konsideroi të turpshme letrën që presidenti Ilir Meta i ka dërguar Komisionerit për Zgjerimi në BE, Oliver Varhelyi.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se për herë të parë në historinë e BE-së, një vend kandidat ka Brukselin “pro” dhe Presidentin “kundër”. Ai akuzoi Metën se letra që ka dërguar në Bruksel është bërë me qëllim për të minuar urën mes Evropës dhe Shqipërisë.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi! Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin. Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit.”

Presidenti Meta i dërgoi një letër Komisionerit për Zgjerimin në BE idhur me ngërçin që po kalon procesi i krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit theksoi se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetutese. Letra është dërguar një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Leave a Reply