Ligji i luftës me Greqinë, Bushati: Ka progres në diskutimet me palën greke, presim të shfuqizohet

Një prej çështjeve të hapura me Greqinë siç është ajo e ligjit të Luftës është diskutuar sot nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

I ftuar në Ora News, Bushati  thotë se nuk ka një afat të përcaktuar, por shton se në përfundim të negociatave me Greqinë është shfuqizimi i ligjit të luftës nga pala greke, pas të cilit rrjedhin edhe një sërë çështjesh të tjera.

“E kam të vështirë të them një afat, për ne ka rëndësi cilësia e zgjidhjeve që do të biem dakord me palën greke. Nuk është një proces i lehtë në rast se i referohemi historikut për çështjen e ligjit të luftës pasi ne presim një shfuqizim të këtij ligji. Unë e përshëndes deklaratën e homologut Kotsias. Ka një progres në këtë drejtim sepse kur i referohemi historisë nga Lufta e Dytë Botërore ku në momente të caktuara ka pasur mohim të ekzistencës së këtij ligji, më pas interpretime të sforcuara ligjore mbi vlerën në praktikë të këtij ligji dhe sot fal përkushtimit tonë konstisten për këtë çështje, ka një pranim nga ana e Greqisë dhe një reflektim për shfuqizimin e këtij ligji që do të prodhonte pasoja politike dhe ligjore në praktikë. Ne presim nga ana e Greqisë për të vijuar me shfuqizimin e ligjit të luftës në përputhje me praktikën kushtetuese. Është një çështje që i takon palës greke. Ajo çka ne jemi të interesuar është të kemi një shfuqizim efektiv të ligjit të luftës me një akt ekuivalent“, ka thënë Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *