Ligji i Përgjimeve, Qeveria sjell përmirësimet

Pas kritikave të mëdha në adresë të Qeverisë së Kosovës nga Kuvendi dhe shoqëria civile në lidhje me Ligjin e Përgjimeve, Qeveria e procedon sërish këtë ligj, por me përmirësimet e nevojshme.

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku tha se projektligji mbron të dhënat personale dhe pergjimet mund të bëhen vetëm më vendim të gjykatës.

‘Projektligji garanton mbrojtjen e privatësisë, të dhënat personale si dhe burimet e gazetarëve me këtë projektligj vendoset qartë se vetëm me një vendim gjykate  mund të realizohen përgjimet, një hap qenësor në këtë drejtim është ndarja e njësisë ndërlidhëse  e qendres së monitorimit, njësia ndërlidhëse do të vendoset në zyrën e kryeprokurorit të shtetit përderisa një qendër monitoruese do të vendoset në policinë e Kosovës për të shërbyer për shërbimet për qëllime të procedurës penale dhe një qendër tjetër e monitorimit do të vendoset në agjencinë e Kosovës për intelegjencë për të shërbyer për përgjime të sigurisë kombëtare”, tha Çollaku.

Ky projektligj, i cili është thënë se rregullon  aspekte të rëndësishme të sigurisë kombëtare dhe bën pjesë në grupin e ligjeve me prioritet qeveritar për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave në versionin e parë ka pasur shumë vërejtje.

Përveç deputeteve, të cilët e kanë kthyer ligjin në Qeveri, ankesa ka pasur edhe nga gjyqtarët. Kjo pasi siç parashihej në projektligj, pergjimet mund të bëheshin me urdhër të organeve kompetente si policia doganat agjencia e intelegjencës, por pa sqaruar detyrat e gjyqësorit. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes vendosi për inicimin e përgatitjes së programit kombëtar të Republikës së Kosovës për adoptimin e Acuis-së së Bashkimit Europian si detyrim që vjen nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

Sipas ministrit të Integrimeve Europiane kjo ndër të tjera nënkupton që Kosova të sigurojë që legjislacioni vendor të jetë i përafruar me BE-në, punë kjo që bëhet bazuar në programin e dakorduar ndërmjet Komisionit Europian dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *