Llalla i shpëton vettingut, Hazizaj: Reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë

Pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit për të mos iu nënshtruar vettingut për ish- kryeprokurorin Adriatik Llalla reagoi edhe avokati i këtij të fundit.

 Sokol Hazizaj tha se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e saj të parë.

“KPA shtoi atë ç’ka parashikon Kushtetuta që do të thotë se ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë të cilën e kishte përmendur edhe KPK.

Në këto kushte unë mendoj se ligji fitoi dhe mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë”, tha Hazizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *