Lleshaj përshëndet deklaratën e ambasadës së SHBA

“Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur deklaratën e ambasadës së SHBA, ku kjo e fundit i bën thirrje qytetarëve që të jenë paqësorë si dhe organizatorëve të protestës të zbatojnë ligjin.

Në një reagim në Twitter ministri Lleshaj shkruan: Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon. Deklarata e SHBA është një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë.

Leave a Reply