LMR-ja mbajti takim në Kumanovë

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI dhe kryetari i saj Afrim ef.Tahiri,në vazhdën e takimeve me imamë dhe xhemate, të mërkurën (17.10.2018) qëndruan në Kumanovë.

Takimi filloi me një ashere të interpretuar nga Abaz ef.Islami, më pastaj të pranishmit u përshëndetën nga Jasir ef.Jashari, aktivist i LMR – Dega Kumanovë i cili mes tjerash tha se pas një fjalës që tani do ta ket ef.Tahiri, ftoheni që lirisht të bashkëbisedojmë hapur, pyetjet e juaja si dhe sugjerimet janë të mirëseardhura.

Me këtë rast kryetari Tahiri para të pranishmive mes tjerash deklaroi:
“BFI ka degraduar shumë keq, aty ndjehet vetëm atmosfera e krimit, vjedhjes, shkatërrimit, korrupsionit e nepotizmit. Organet e këtij Institucioni si dhe këshillat apo forumet drejtuse mblidhen vetëm kur ndjehet nevoja për të mashtruar opinionin. BFI e Mulla Sulës sa herë që kërkojnë ndihma, atë e bejnë thuaja se sipas asaj që e kërkon rendi, por ama për t’i harxhuar mjetet e tubuara, nuk vendosin organet e BFI-së, pra nuk pyeten as myftini e as imamë, andaj ju jeni dëshmitarë se mjetet e tubuara nga populli jonë janë harxhuar edhe për bankete me muzikë “LIVE”! Sot pra BFI-në e kemi aktive nëpër bankete, kokteje, bakllava dhe nuk e kemi aktive nëpër konferenca, debate dhe në punë konkrete! BFI është mbyllur në vetvete dhe nuk jep përgjigje se ku mbaruan paratë e futura në llogarinë e BFI-së nga vakufet e Shkupit, Prilepit, Manastirit, Resnjës, Velezi…! Jeta luksoze e disave në BFI vazhdon. Pushimet verore dhe dimërore të disa drejtuesve në BFI dhe familjeve të tyre në llogari të BFI-së vazhdojnë, kurse në ndërkoh punëtorëve të BFI-së u zvogëlohen rrogat! Merren kredi nga bankat për të dhënë pagat mujore, borxhi i BFI-së shkon e thellohet gjithnjë dhe më tepër! Kjo ndodh dhe mund të ndodh vetëm kur Rijaseti, si organ kolektiv, drejtohet nga individë me mandat të skaduar, me individ të padenjë për të qenë aty! Degradimi i BFI-së nga një Institucion shekullor fetar islam në një shoqatë individ, tjetërsimi hap pas hapi i vakëfit, vjedhja e qytetarëve në emër të avansimit të jetës fetare islame në vend, në fakt ka sjellë deri te një humbje e madhe e besimit si dhe te zvetënimi total i shpresës për një të ardhme të shëndoshë të këtij Institucioni. Dhe nuk dihet më nëse BFI-ja është në shërbim të popullit apo në shërbim të oligarkëve! Nëse ne nuk ia arrijmë ta ndalim këtë që është duke ndodhur në BFI, atëherë besimtarët tanë duhet të dijnë se do të ngelin pa asnjë institucion fetarë!”
Krejt në fund, filloi edhe një bashkëbisedim shumë i hapur vëllazëror me çrast ef.Tahiri përmendi edhe disa raste konkrete lidhur me disa raste nga të cilat vuloseshin konkluzionet, fatkeqësisht të hidhura për BFI-në! Ai mes tjerash përsëriti edhe thirrjen për debate publike me BFI-në duke thënë se myftinjtë dhe uzurpatori i BFI-së Sulejman Rexhepi vazhdojnë t’u ikin debate publike, ne vazhdojmë me kërkesën tonë për të debatuar hapur edhe në mediat e vendit, ashtu sikurse debatohet në çdo vend të botës demokratike! /LMR NE BFI/

Leave a Reply