Lobimi për INTERPOL

Derisa po vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme është nisur për në Dubai, ku do të vazhdojë lobimin për përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Votimi për Kosovën do të ndodhë nesër. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se në agjendën e samitit të Interpolit u konfirmuar si pikë e rendit të ditës votimi i Kosovës për anëtarësimin në këtë organizatë.

Asambleja e Përgjithshme të Interpolit është eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 Ministra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *