Londra planifikon të hedhë në treg makinat e para autonome

Makinat e para pa drejtues do të qarkullojnë në rrugët britanike deri në 2021, bëri sot të ditur Ministria e Financave ku buxheti, që pritet të prezantohet të mërkurën, parashikon investime të shumta në fushën e teknologjive të reja.

Philip Hammond do të njoftojë gjithashtu gjatë prezantimit të buxhetit, ndryshime që do të mbështesin industrinë e automobilave pa shofer, afro 28 miliardë stërlina (31 miliardë euro) deri në 2035, për të qarkulluar këto modele të reja makinash, referuar disa ekstrakteve të projektbuxhetit të shpërndarë nga shërbimet e tij.

Qeveria parashikon 160 milionë stërlina për të zhvilluar 5G, teknologji e konsideruar më se e nevojshme për të zhvilluar automjetet pa drejtues, dhe një buxhet prej 75 milionë stërlinash (84 milionë euro) për të financuar zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Ministri pritet të njoftojë një fond prej 400 milionë stërlinash (448 milionë euro) destinuar për bizneset që duan të instalojnë pika për rikarikimin e makinave elektrike në vend.

Ndihma janë parashikuar gjithashtu për individët që dëshirojnë të blejnë një makinë elektrike./e.e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *