LSI në kolaps/ Pas këshilltarëve, dorëhiqen Administratorët, largohen 3 drejtues në Memaliaj

Pas këshillarëve të bashkive, nga LSI ka nisur edhe ‘eksodi’ i Administratorëve të Njësive Vendore.

Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI ditën e sotme dhe kanë njoftuar kalimin te PS.

Më konkretisht janë larguar Mariglen Lamaj, Administratori i Njësisë Administrative Krahës, Arjan Leka Administrator i Njësisë Administrative Buz si dhe Sefer Kanushi Administrator i Njësisë Administrative Luftinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *