Lubonja: Shqipëria vuan nga injoranca, prandaj nuk ka tolerancë fetare

Shqipëria ka vuajtur për më shumë se 50 vjet nga toleranca ndaj mendimit ndryshe, ndaj idesë tjetër dhe nuk mund të flitet për tolerancë fetare. Problemi i sotëm i Shqipërisë, është injoranca. Kështu thotë Fatos Lubonja, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut

Ai ka thënë se termi tolerancë nënkupton njohje e tjetrit, derisa mendon se nuk ka tolerancë fetare në Shqipëri.

“Problemi i sotëm i Shqipërisë është injoranca. Nëse flitet për tolerancë në bashkëjetesë nënkupton njohje e tjetrin, ideve të tjetrit”, thotë ai.

“Toleranca është një term i marrë nga biologjia dhe nga feja që nënkupton se pragu i tolerancës është deri këtu. Është raport i superiorit me inferiorin. Shteti shqiptar nuk u ndërtua mbi identifikimin komb-fe. Por u ndërtua mbi një mit tjetër, që i bëri thirrje që të ndryshonin gjendjen në teren, sepse ndarja në fe të ndryshme mund të na pengonte të luftonim për territorin tonë shqiptar”, thotë Lubonja.

“Të flasësh për tolerancë fetare për një Shqipëri që nuk ka pasur tolerancë as ndaj mendimit tjetër”, ka thënë Lubonja, duke thënë se shteti shqiptar në vazhdimësi ka vuajtur nga respekti ndaj mendimit ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *