Macron kërkon që të themelohet një agjenci për mbrojtjen e demokracive evropiane

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi që të ndalohet financimi i partive politike europiane nga fuqi të huaja, në një shkrimi të publikuar në shumë medie.

Macron propozon krijimin e një “agjencie europiane të mbrojtjes së demokracive, të ngarkuar me mbrojtjen e zgjedhjeve në çdo shtet anëtar nga sulmet kibernetike dhe manipulimi”.

“Ne duhet të ndalojmë nga interneti, nëpërmjet rregullave europiane, të gjitha fjalimet e urrejtjes dhe të dhunës”, theksoi presidenti francez në këtë shkrim të publikuar dy muaj nga zgjedhjet europiane.

Leave a Reply