A është normë islame të “mbrohet” shkatërruesi i vërtetë i BFI-së

“Bagdatski llopov”-i, apo i biri i tij, Irsal Jakupi, i emëruar dhunshëm sekretar i BFI-së, si dikur në kohën e Millosheviqit kur kërkohesin “shqiptarë të ndershëm” për të pranuar poste nga i poshtri, na del si gjyetar i hajnave që e vjedhin BFI-në! Pa pik fytyre, i poshtri, drejton gishta kah të mundet, kah profesorë e intekeltualë, kah imamë e personalitete të BFI-së, kurse veten dhe Mulla Sulën mundohet ta paraqesë si “kujdestarë të denjë” të arkës së BFI-së.

Popullit mysliman në vend i kujtohet fare mirë se si ky farë xhahili deklaroi se më vitin 2015 Haxhin e paska organizuar 6500 për qind më mirë se haxhi paraprak. Se sa i suksesshëm ka qenë haxhi, kjo matet me paratë e arkëtuara në kacën e BFI-së, kështu që, i bie se, nëse më 2014 Afrim Tahiri ka arkëtuar vetëm 100 mij euro, kjo do të thotë se Irsal Jakupi, si organizator i haxhit të 2015, ka arkëtuar 65 milion euro!!! Dy vite më vonë, BFI-ja e Mulla Sulës na sillet buzë falimentimit dhe shkatërrimit total. U desht që të dëbohet Afrim Tahiri që të falimentojë BFI-ja! Me falimentimin e saj fshihen gjurmet e hajnisë së Mulla Sulës. Ku ngelën ato 65 milion të Irsal Jakupit? Brenda një viti t’i kenë vjedhur të gjithë të punësuarit por jo dhe Irsaj Jakupi dhe Mulla Sula? 

Nuk është norma islame “përkujdesja dhe vlerësimi” i “Bagdatski llopov”-it ndaj vlerave të BFI-së, llopov ky i cili as që i ka parë ndodnjë herë rregulloret e BFI-së. /hapur/

Kliko linkun:

http://1kliklarg.com/lajme/afrim-tahiri-ftoj-ne-debat-publik-muftinjte-ne-krye-me-shefin-e-tyre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *