Ai që e bekoi Nikolla Gruevskin, sot po ia bekon edhe veprat e tija antikombetare

Postimi i plotë i h.Shaban në Facebook:

REAGIM
FILHARMONIA – BFI-ja
Të nderuar miqë dhe dashamirë e ndiej për obligim fetarë dhe kombëtarë që tiu informoj dhe të reagoj ndaj këtij veprimi të pa turpshëm të BFI-së.

Bashkësia Fetare Islame me datë 10.09 do të mbanë manifestimin e hixhrit në sallën e FILHARMONISË, sallë kjo e ndërtuar mbi themelet e XHAMISË IBNI PAJKO.

Më lejoni t’u kujtoj se nga fundi i vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009, Muftinia e Shkupit (koordinatori për Vakëfe) ka zhvilluar një betejë administrative me Qeverinë e Gruevskit lidhur me pronën e Xhamisë Ibni Pajko. Sipas komisionit të shkallës së parë neve na jepej kompenzim me BONE, Ne nuk pranuam ngase edhe zyratrisht posedonim dokumente se ajo pjesë e vakufit ku tani e kemi Filharmoninë, ishte e zbrazët, ishte tokë ndërtimore e pa ndërtuar.
Duke marrë parasysh ingerencat e kufizuara të muftinisë, muftinia e shkupit komplet dokumentacionin (vendimin e komisionit të shkallës së parë (nr.DN.Br.19-08-718/1(229)-2), ankesat, aktpadinë në gjykatën administrative (Vrska UP. BR 443395/2 të datës 26.02.2009) e lëndës bashkë me një raport i deponon në Rijasetin e BFI-së duke shpresuar që Rijaseti të angazhohet lidhur me lëndën dhe se do të arrijë në epilog pozitiv.

Me datë 25.03 2009, Qeveria e Nikolla Gruevskit, pa mbaruar statusi i kësaj prone hudhë gurthemelin e Filharmonisë mbi pronën e BFI-së! Në gurthemel, krahas kryeministrit dhe ministrit të Transportit, morri pjesë edhe Kryepeshkopi Kishës Ortodokse Maqedonase z.z. Stefan, edhe pse BFI-ja e Mulla Sulës kishte reaguar ndaj këtij akti por reagimi ishte I zbehtë dhe jo serioz, pa dyshim se e tërë kjo la hapësirë për dyshime për ndonjë pazarllëk intern mes tyre dhe qeverisë.

Në bazë të informacioneve që i posedojmë, Bashkësia Fetare Islame – Muftinia e Shkupit ka pranuar kompenzimin e pronës me BONO nga Qeveria, por nuk kemi informata dhe as që na kanë informuar se çka ka ndodhur me ato mjete finansiare!

Sot pas 9 viteve prona e uzurpuar “Vakëfi IBNI PAJKO” aty ku u ngrit FILHARMONIA E MAQEDONISE, BFI në krye me Sulejman Rexhepin organizon manifestimin e Hixhrit 1440! A nuk është kjo një akt legjitimimi?!
A nuk na flet kjo se ai i cili para disa viteve e “BLLAGOSLLOVITI” Gruevskin, sot po i njëjti po ia “BLLAGOSLLOVITË” edhe veprat e tija antifetare dhe antikombëtare!

Mbesim me shpresë se këta njerëz që deri në këtë nivel nënçmuan autoritetin e BFI-së dhe dinjitetin e hoxhallarëve, një ditë të japin llogari.

Ja Rab-bi më mbro mua, të afërmit e mi dhe mbarë popullin nga mashtruesë dhe tradhtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *