BFI-ja e Sulejman Rexhepit po vlon nga aparatet përgjuese

Këtë fundjavë, kamerat e BFI-së kanë regjistruar një ngjarje tepër të shëmtuar në këtë Institucion fetar, në të cilën keqpërdorimet e detyrave nuk kanë të sosur. Për hesap të Sulejman Rexhepit dhe të familjes së tij të ngushtë, ky Institucion është vizituar nga “policia sekrete” e Mulla Sulës të cilët kamerat e BFI-së i kapin tek i thyejnë dyert e zyreve duke u futur me aparate që duken si dedektorë për t’i kontrolluar hapësirat e të punësuarve të cilët tashme janë të frikësuar se u jane vënë “çimka” për përgjime. Sulejman Rexhepi tashme ka humbur besimin e të gjithëve ndërkohë që BFI-në e ka shndërruar në qendër kriminaliteti, sidomos me aktivitetet e jashteligjshme rreth haxhit. Njerëzit e ngushtë të Sulejman Rexhepit janë dëgjuar tek lavdërohen se “prijësi” i tyre, çfarëdo të ndodhë me të, ai edhe nga jashtë do të vazhdojë ta kontrollojë BFI-në.

Ja edhe një arsye më shumë që organet e sigurisë dhe të drejtësisë ta “krehin” mirë e mirë këtë institucion dhe para drejtësisë t’i nxjerrin të gjithë keqpëroduesit e detyrave zyrtare, qofshin këta edhe policë tashmë të stërvitur në kontrollim të hapësirave punuese dhe në montim të “çimkave” si nëpër zyra ashtu edhe nëpër makina private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *