Boshnjakovski: Nuk ka ndarje në mes Zaevit dhe Dimitrovit

Qeveria ka hedhur poshtë shkrimet në disa media se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka mospajtime me kryeministrin Zoran Zaev, sa i përket çështjes së emrit.

Në një deklaratë për MIA, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka thënë se nuk ka asnjë ndarje në Qeverinë e Zaevit.“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe e tërë përbërja qeveritare janë në një linjë të vetme, të bindur thellësisht në zgjidhjen e çështjeve dhe forcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Boshnjakovski.

Përndryshe dje, gazeta greke “To Vima”, ka shkruar se është ministri Nikolla Dimitrov ai i cili po luan lojëra personale dhe fajtori që marrëveshja për emrin ende nuk po nënshkruhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *