Çaushi: Amnesti për të gjithë

Që nga dita kur  kryeministri maqedonas Zoran Zaev gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Maqedonisë bëri thirrje për falje dhe shtriu dorën e pajtimit, amnestia është një nga temat më të përfolura në Maqedoni. Kryeministri Zaev deklaroi se do të amnestohen sulmuesit e “27 Prillit”, më pastaj pasuan reagime të shumta nga partitë politike, juristë, analistë, gazetarë etj. Mirpor, qëndrimet e faktorëve të ndryshëm jo gjithnjë i kënaqin pritshmëritë e shumë të dënuarve që dergjin burgjeve maqedonase.

Një ish i burgosur politik, njëherit dhe anëtar i partisë së kryeministrit Zoran Zaev, Zahir Bekiri, i njohur me nofkën Çaushi, përmes një postimi në rrjetin social facebook kërkon amnesti të përgjithshme. I thotë PO amnestisë për rastin e 27 prillit dhe këmbëngul që amnestia t’i përshinë edhe rastet e tjera, siç është ai i Kumanovës më 9 majit 2015.

Nëse mund të ket amnesti për rastin e 27 prillit, të akuzuar për terrorizëm, atëherë do të duhej që edhe të dënuar të tjerë me akuza të njëjta të përfshihen nga amnestia. Shumë të rinjë tanë nëpër burgjet maqedonase shpresojnë në një amnesti të këtillë. Të mos harrojmë, për akuza të njëjta me ato të rastit të 27 prillit, që nga viti 2008 mbahet i burgosur edhe Agim Krasniqi me shokë.

Çaushi në postimet e tij mes tjerash thotë: “Nëse të akuzuarit për terrorizëm të rastit 27 prilli amnestohen, le të amnestohen edhe të rastit Lagja e Trimave, çfar prisni ju deputetë…”

“Do të mbledh 200.000 nënshkrime pë amnesti të përgjithshme. Permtoj!”

Çaushi këto postime i ka bërë në gjuhën maqedonase me qëllim që apeli i tij të kuptohet nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë, në veçanti nga bashkpartikët e tij të partisë në pushtet, LSDM.

qaushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *