Deklarohet Kryeprokurori Jovevski për rastin e Bekir Asanit

Prokurori i përgjithshëm publik, Lubomir Jovevski sot për TV24 ka theksuar se prokuroria ka marrë sot njoftimin nga SPB e Shkupit për kërcënimet ndaj gazetarit Naser Selmani dhe se sipas tij lënda është hapur tek një prokuror publik për të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kjo ka të bëjë me një intervistë të kryetarit të degës së BDI-së në Cair, Bekir Asani, i cili e ka quajtur “kopil” gazetarin dhe kreun e SHGM-së, Naser Selmani. Lidhur me këtë sot janë mbajtur protesta të gazetarëve të thirrur nga SHGM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *