Fajtorë : BDI dhe Aleanca që udhëheqin me Drejtësinë

Për BDI-në , e dimë fare mirë se nuk ka mundur të ndalojë asnjë proces gjyqësor tē montuar kundër shqiptarëve. Por se Aleanca do të dalë njësoj, madje edhe më keq, e kjo i ka habitur të gjithë shqiptarët. Dënimi i sotëm me mbi 700 vjet burg i shqiptarëve për rastin e Kumanovës, në një kohë kur dy parti shqiptare udhëheqin me resorin e (PA) drejtësisë, është turp dhe tradhëti përballë shqiptarëve. Në ministinë e (PA) drejtësisë, BDI ka një njeri që e quan veten ministrër, ndërsa Aleanca , një tjetër që mburret se është sekretar shtetëror në të njejtën ministry. Në vend që gjatë kësaj periudhe, partitë shqiptare të ishin marrë me këtë rast, ata bënin si të çmendur për të fituar një kolltuk kryekomunari. Teksa BDI dhe Aleanca luftonin për sa më shumë kolltuqe komunash , ata harruan shqiptarët, madje harruan pikërisht ata shqiptarë që i përmendin me kaq zell nëpër debate televizive. E jo vetëm që i harruan, por i dënuan me mbi 700 vite burg. U dëshmua se BDI dhe Aleanca, shqiptarët i duan vetëm si kokra vote, vetëm për të marë sa ma shumë kolltuqe. Dhe , pasi ju gëzohen kolltuqeve të fituara, shqiptarët i shpërblejnë me mijëra vite burg. Tradhëtia nuk ka brina!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *