Filloi karavani i vjedhjes së Mustafa Dautit përgjatë tërë muajit Ramazan

Sot, BFI-ja e Mulla Sulës kumtoi lajmin e aksionit të vjedhjes së kryehajnit të vet, Mustafa Dautit, i cili, nuk përton që ta falënderojë “reisul ulemanë” Sulejman Rexhepin për këtë mundësi që ia krijon për vjedhje të tmerrshme.

Nga Drejtoria e Dijanetit të Turqisë na ka arritur lista e produkteve ushqimore dhe të higjienës që i ka çdo pako prej gjithësej 5000 të tillëve që i janë donuar BFI-së si dhe disa organizatave humanitare në rajon. Sipas kësaj liste, në pako ka gjithësej 22 produkte ose 16 kg për çdo pako. Po e japim këtë informacion për të parë edhe vetë myslimanët e vendit se sa janë në gjendje këta të BFI-së së Mulla Sulës të vjedhin nga ndihmat humanitare që u dedikohen të varfërve të vendit. Veç kësaj, kemi informacione se, Mustafa Dauti, me kompainë e vet hajna, i ka hapur shumicën e pakove dhe aty ka futur produkte me afat të skaduar kurse i ka nxjerrë ato me afat të rregullt për t’i magazinuar në Konakun e Mulla Sulës. Prandaj, luten të gjithë qytetarët që do të marrin nga këto pako, t’i kontrollojnë mirë afatat e produkteve, sepse, Mulla Sula nuk e ka për dert që për ushqime evenuale të prishur të akuzuhet Turqia.

Mustafa Dauti paska ndërruar strategjinë e legjitimimit të vjedhjes. Këtë legjitimitet tani e paskësh të siguruar prej të gjithë mytinjëve të vendit, si dhe prej këshillave të xhamive, sepse, ata do të jenë dëshmitarë të verbër të shpërndarjes së pakove të vjedhura.Sot, vjedhjen ia paska bërë hallall Myftiu ilegjitim i Shkupit, Qenan Ismaili, i cili pa fije turpi e ka vlerësuar OH HILAL të Mustafa Dautit si “organizatë humanitare më e fuqishme në vend”, kurse deri dje ka punuar dhe vepruar për FRI-në si organizatë më e fuqishme humanitare e fetare në vend! (I kujtohet apo jo?)

Sot, Qenan Ismaili, ia ka legjitimuar vjedhjen Mustafa Dautit, i cili, mundohet të raportojë rrejshëm se ka shpërndarë 8 ton produkte ushqimore dhe se, deri në fund të Ramazanit vetëm në Shkup do të shpërndajë mbi 3000 pako!

Sot, Qenan Ismaili dhe Mustafa Dauti nuk kanë shpërndarë hiç më shumë se 96 pako, të cilat, nëse pranojmë se kanë qenë me peshë sa kanë arritur nga Turqia, pra nga 16 kg, atëherë, ja gënjeshtra dhe vjedhja, nuk kanë qenë 8 ton por 1536 kg, ose vetëm një ton gjysëm. Ja se si Qenan Ismaili ia legjitimon Mustafa Dautit vjedhjen e gjashtë ton e gjysëm prej ndihmave humanitare turke! Po ashtu, nëse Mustafa Dauti paska vendosur që të shpërndajë vetëm në Shkup 3000 pako nga gjithësej 5000, shtrohet pyetja se, pse ky cinizëm i Mustafa Dautit karshi të varfërve të tjerë anekënd Maqedonisë? Apo, këto pako do të rrinë në Shkup, sepse do ta ketë më lehtë vjedhjen dhe deponimin e tyre në magazen e zezë të Konakut të Mulla Sulës.

Edhe diçka, nëse është e vërtet se sot Mustafa Dauti me 96 pako paska shpërndarë 8 tonë ndihma humanitare, po e sjellim këtu edhe një fakt tjetër që do ta dëshmojë katërcipërisht karavanin e vjedhjes së Mustafa Dautit përgjatë tërë Muajit të Ramazanit.  Nga Dijaneti i Turqisë kanë ardhur 5000 pako me gjithësej 80 ton ndihma humanitare. Me 100 pako Mustafa Dauti e arriti kuotën prej 8 ton ndihma. Kjo do të thotë se, 80 ton ndihma do të shpërndahen përmes 1000 pakove që do t’i ndajë Mustafa Dauti. Çka do të bëhet me 4000 pako të tjera? Ku do të përfundojnë nëse jo, si zakoisht, në magazen e zezë e të turpit të restorantit “Konaku” të Mulla Sulës!

Kujdes hoxhallarë – mos u përfshini dhe mos e ndihmoni hajninë e paskrupullt të Mustafa Dautit, sepse, kieni frikë Allahun Fuqiplotë, të gjithë ju keni prindë, fëmijë, familje! Mos u operoni nga kjo ndjenjë e shenjtë siç janë operuar Mustafa Dauti e Mulla Sula…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *