Gruevski mund të dënohet me 20 vite të tjera burg

Nëse ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të dënohet në katër lëndët tjera, ku ai është i akuzuar nga PSP-ja, atëherë mund të dënohet me gjithsej 20 vite burg, pa aktgjykimin e djeshëm prej dy vitesh.

Dënimin më të madh mund ta merr në lëndën “Titanik”, ku është i akuzuar për tre vepra penale, për bashkëpunim kriminal, ku mund të dënohet me pesë vite; për keqpërdorim të mjeteve financiare për fushatë zgjedhore, që mund të dënohet me plus pesë vite tjera; si edhe për shkelje të të drejtës zgjedhore, që parasheh një dënim me plus tre vite tjera.

Për këto tre akuza, gjykata mund ta shqiptojë një dënim të përgjithshëm.

Në lëndën “TNT”, Gruevski akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, ku mund të dënohet me tre vite burg.

Kurse në lëndën “Trajektorja”, Gruevski mund të dënohet me tre vite tjera, njëjtë si edhe në lëndën “Shuplakat në komunën Qendër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *