Haxhi masonerik i Mulla Sulës (VIDEO)

Po flitet se po organizohen dhe se do të vijnë jo vetëm haxhilerët por edhe familjarët e tyre më oborrin e BFI-së dhe nuk do të dalin përderisa nuk e marrin kusurin nga çmimi prej 3900 dollarëve sa kanë paguar për haxhin e plotë. Ata janë të tradhëtuar nga ana e BFI-së, janë të vjedhur e të zhgënjyer, prandaj kësaj radhe nuk do të pranojnë kurrfarë arsyetimi masonerik, por, thjesht, do t’i kërkojnë paratë e tyre

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Asnjëherë, në historinë e myslimanëve të Maqedonisë, organizimi i haxhit nuk ka qenë në pikëpyetje se sa këtë vit. Sulejman Rexhepi, duke lëshuar një sërë kumtimesh masonerike kundër Arabisë Saudite, popullit dhe kulturës arabe, e solli në pikëpyetje të madhe udhëtimin e myslimanëve tanë për në haxh. Në momentet e fundit, përmes këmbimit të letrave të ish-sekretarit të BFI-së, Afrim Tahirit, drejtuar autoriteteve arabe, u arrit që të mos ndëshkohet tërë popullata myslimane për shkak të budallallëqeve të Mulla Sulës. Dy-tre ditë para se të skadonte afati i aplikimit për vizat hyrëse, autoritetet arabe e hapën sistemin e aplikimit për haxhilerët tanë dhe, organizatori i këtij udhëtimi, BFI-ja e Mulla Sulës, i nisi si dhentë për në livadhet e paskajshme.

Natyrisht, meqë udhëtimi u bë në moment të fundit, çdo gjë do të bëhej në moment të fundit: edhe sigurimi i hoteleve, edhe guzhinjerët, edhe fluturimet, edhe kompanitë e fluturimeve dhe, gjithçka do t’i lihej stihisë! Si asnjë herë më parë, kësaj radhe organizimi ishte stihik dhe si mos më keq. Ai “sallata” jeshile e BFI-së që dinte të lavdërohej në stilin hamdibajramjan se “haxhin e sivjemë e patëm për 6232, 3 për qind, më të suksesshëm se një vit më parë, në kohën e Afrim Tahirit”, sivjet nuk u duk askund, të paktën në pritje të haxhilerëve që i pati në “autobusin e vet” dhe që patën një lum ankesash në drejtim të BFI-së sapo zbritën nga aeroplani në aeroportin e Shkupit.

Haxhilerë të uritur, të rraskapitur, të maltretuar, të injoruar e të vjedhur, po zbrisnin në aeroport dhe, duke qenë më shumë të rënduar nga keqtrajtimet se sa nga përjetimi i emocioneve nëpër viset e shenjta, para mediave u shfrynë rëndë duke folur mbi trajtimin kafshëror që ua kanë bërë strukturat e BFI-së që i kanë drejtuar në haxh. Kanë sjellë edhe incizime me vete, meqë sot nuk ka mysliman që nuk ka një aparat celular e me të cilën nuk di të incizojë pamje e momente të caktuara.

Të gjithë kishin sjellë kujtime të hidhura, keqtrajtim nga udhëheqësit e haxhinjëve, ushqim të trishtë, të denjë për macet dhe qentë e uritur, higjiena nën nivel, strehimi si ai i të burgosurve të rëndë, nga shtatë a tetë persona në një “çeli”, hotelet e zëna nëpër periferi të egra. Dikush vërteton se vendosja ka qenë gratis, sepse, nëpër ato “hotele” nuk pranojnë të strehohen madje as ata që vijnë nga thellësitë afrikane.

Mbi të gjitha, ka ndodhur edhe një dukuri tjetër, e cila i ka irituar skajshmërisht haxhilerët. Nuk ka mysliman që nuk niset me gëzim, që nuk i kënaqet udhëtimit për faktin që do të qëndrojë për tetë ditë në Medine ku do të falë namaze në Xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe ku me ato namaze do t’i përplotësojnë të gjitha namazet e lëshuara përgjatë jetës së tyre.  Pra, organizatori rezervon që në start hotele për tetë ditë në Medine, kurse kësaj radhe BFI-ja e Mulla Sulës ka rezervuar vetëm për dy-tre ditë! Pra, haxhilerëve të sivjemë iu vodhën nga 5-6 ditë nga haxhi. Pse? Sepse kjo është politikë masonerik e Mulla Sulës apo sepse Mulla Sulës aq i bëhet për haxhin e të tjerëve në raport me përfitimet e tij materiale. Duke ua cunguar haxhilerëve haxhin Mulla Sula fiton nja 50-60 mij euro. Po kaq ua shkëput edhe nga vendosja nga 7-8 vetë nëpër dhoma si dhe nga ushqimi që nuk i hidhet as për taxhi gjove shtëpiake!

Pra, Mulla Sulës nuk i duhet haxhi i myslimanëve të vendit, sepse ka kohë që ka hequr dorë jo vetëm nga ky kusht islam por edhe nga kushtet e tjera, gjithnjë në kërkim të mënyrave të zhvatjes, vjedhjes së myslimanëve dhe të pasurimit të vet persoonal e familjar.

Politika masonerike e Mulla Sulës po i kushton shumë shtrenjtë myslimanëve të vendit. Por, kësaj radhe myslimanët e vendit nuk do të heshtin. Po flitet se po organizohen dhe se do të vijnë jo vetëm haxhilerët por edhe familjarët e tyre në oborrin e BFI-së dhe nuk do të dalin përderisa nuk e marrin kusurin nga çmimi prej 3900 dollarëve sa kanë paguar për haxhin e plotë. Ata janë të tradhëtuar nga ana e BFI-së, janë të vjedhur e të zhgënjyer, prandaj kësaj radhe nuk do të pranojnë kurrfarë arsyetimi masonerik, por, thjesht, do t’i kërkojnë paratë e tyre. Natyrisht, nuk do t’i marrin por, në mënyrë të organizuar do t’ia japin  ndonjë shoqate bamirësie që është larg BFI-së ku ka dorë Mulla Sula. I ndodhi edhe ky turp i madh BFI-së, kurse Mulla Sula natë për natë po bën zef e aheng me muzikë e me shahira në KONAKU-n e tij ku serviret mishi i vjedhur i kurbanëve e prej nga shpenzimet i faturohen sërish BFI-së.

Një matematikë e përciptë thotë se, sivjet, haxhi nuk ka kushtuar më shumë se 2050 dollarë për haxhi ndërsa haxhilerët kanë paguar nga 3900 dollarë. Haxhi më i shtrenjtë në rajon për një haxhillëk skandaloz i cili kryhet vetëm sipas skenareve masonerike të Mulla Sulës dhe të “sallatave” të tij jeshile, që dinë të veshin dhe të ecin edhe në done të gjata pakistaneze. Shyqyr që nuk kanë qenë brekë amerikane, apo “mercedeska”! Turp!

HAXHILERËT KTHEHEN NGA MEKA, DISA NUK JANË TË KËNAQUR ME ORGANIZIMIN E BFI-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *