Imami nga Shkupi: “Katër vite po jetojmë nën një presion të paparë nga regjimi i Sulejman Rexhepit”

Miftar Islami është një nga shumë imamët e Shkupit që kanë kundërshtuar kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi për mënyrën se si po menaxhon me institucionin fetarë. Për qëndrimin e tij kundër Sulejman Rexhepit dhe pro reformave në BFI, në vitin 2015, pëkundër vullnetit të besimtarëve dhe anëtarëve të Xhamisë Mustafa Pasha, i merret dekreti i punës!

ef.Islami përmes postimit të tij të fundit në faceboook thotë:

“Vijat e kuqe dhe lista e zezë e popullit

Thuajse katër vite po jetojmë nën një presion të paparë nga regjimi i Sulejman Rexhepit, ndjehem krenarë që asnjë milimetër nuk kam lëvizur nga parimi për një BFI të pastërt nga përkrahësit e krimit edhe pse shpeshherë më kanë shpifur deri në atë masë saqë të vëndojnë edhe vija të kuqe se kinse une nuk duheshka ti sherbej xhemateve sepse jam i rrezikshem per Sulejman Rexhepin. Krenohem me popullin tim që e din më së miri t’i bën listat e zeza dhe t’i vendon vijat e kuqe. Sulejman Rexhepi dhe klani i tij tanimë kanë vijat e kuqe të popullit tim te pastert.

Ata që sot nuk kanë guximin ta luftojnë të keqen, nuk do ta kenë guximin që nesër ta mbrojnë të vërtetën!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *