Konferencë në Shkup: Për Ballkanin, sfidë kthimi i luftëtarëve të huaj terroristë

Kërcënimet terroriste vazhdimisht ndërrojnë që kërkon edhe ndryshim të përhershëm të masave për përgjigje efikase, fillimisht përmes bashkëpunimit intensiv të të gjithë faktorëve edhe në planin nacional edhe në atë ndërkombëtar.

Këto janë disa nga porositë dërguar në hapjen e trajnimit rajonal simulativ me të cilin fillon konferenca treditore “Luftëtarët e huaj terroristë: promovimi i preventivës dhe rezistenca”, që po mbahet prej sot në Shkup.

Masa kyçe për përballje me këto sfida, sipas pjesëmarrësve në konferencë, janë përmirësimi i sigurisë kufitare, përforcimi i ligjeve penale dhe kapaciteteve të organeve të ndjekjes, por edhe përgjigje për çështjet për të kthyerit nga rajonet e krizës, ndërkaq mes tjerash edhe gjetja e mënyrës për rehabilitimin e tyre në shoqëri.

Kryeministri Zoran Zaev porositi se asnjë shtet nuk mundet vetë t’u përgjigjet kërcënimeve globale të sigurisë.

“Preventiva efikase dhe shkatërrimi i formave paraqitëse të këtyre kërcënimeve nënkupton aksion të koordinuar, ndërtim të pjesëmarrjes në strategjinë e përbashkët të sigurisë dhe aksion me partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë: SHBA-ja, vendet e BE-së dhe fqinjët tanë. Kërcënimi nga radikalizimi në rritje dhe nga luftëtarët e huaj është shqetësim që e ndajmë të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor. Ai radikalizim i kërcënohet edhe stabilitetit rajonal me politizim të kohëpaskohshëm dhe ndarje në rajon më shpesh në plan ndëretnik dhe fetar”, tha Zaev, duke potencuar se ajo është arsyeja përse nevojitet bashkëpunim rajonal në të gjitha nivelet.

Në pajtim me nevojat aktuale, theksoi, Maqedonia kryen sendërtim të vazhdueshëm të kapaciteteve normative dhe institucionale të sigurisë, si dhe azhurnim të politikave preventive.

Siç tha Riçard Prosen nga Qeveria e SHBA-së, pasi që filluan operacionet në Irak dhe në Siri në vitin 2014 kërcënimet janë ulur dukshëm.

“Kohë më parë ishte raportuar se për momentin ka 3.000 deri 7.000 luftëtarë në rajon, me çka zvogëlohet pamposhtja e ISIS-it, por nuk guxon të mendohet se kërcënimi do të zhduket në atë moment kur do ta humbin fuqinë e tyre. Gjithashtu, ekziston trend alarmues të ekstremizmit të dhunshëm vendor, ndërkaq përmes përdorimit të mediumeve sociale nga ana e ISIS ka ardhur deri tek situatat në të cilat ata japin këshilla se si të kryhen sulme individuale”, tha Prosen.

Sipas ambasadorit amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, në mënyrë që të mobilizohen të gjitha resurset për përgjigje efikase ndaj kërcënimeve duhet të tejkalohet problemi me bisedën përkatësisht, siç tha, duhet hapur të flasim sepse 150 qytetarë të Maqedonisë iu bashkangjitën ISIS-it në Siri dhe Irak. Ky diskutim, theksoi Bejli, duhet të normalizohet dhe të hapë debat se çka po ndodhë edhe me njerëzit të cilët u kthyen prej atje. Nuk mund të flasim për zgjidhje nëse nuk bisedojmë hapur për problemet në mënyrë të paanshme dhe të hapur”, tha Bejli.

Edhe pse derdhja e luftëtarëve të huaj terrorist nga Ballkani perëndimor në Siri dhe Irak është ulur dukshëm në dy vitet e fundit, siç potencoi Bejli, problemi nuk është zhdukur, dhe vetëm mori një formë të re.

“Ballkani mbetet mjaft fragjil në sfidat nga radikalizimi i dhunshëm dhe atë brenda nga luftëtarët e huaj terrorist të cilët kthehen nga rajonet e luftës”, tha Bejli, duke e përshëndetur bashkëpunimin rajonal mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, posaçërist pas sulmit në Shkodër.

Nina Soumalainen, shefe e Misionit të OSBE-së e potencoi rëndësinë e Stërvitjes simuluese rajonale dhe shfaqi bindje se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së mund të ndihmojnë në zbatimin e nismave të qëndrueshme efektive të cilat do t’u përgjigjen sfidave me të cilat përballemi. edhe pse arsimi, dërgimi i porosive të vërteta djhe angazhimi i komunitetit janë me rëndësi, megjithatë, duhet të jenë pjesë e një qasjeje gjithpërfshirëse strategjike nëse vetëm dëshirojmë të jemi të suksesshëm”, tha Soumalainen, duke bërë thirrje për bashkëpunim.

Përmes Stërvitje simuluese rajonale duhet të zhvillohet një përmbledhje gjithpërfshirëse e rekomandimeve për politika të cilat mund t’i japin mbështetje shtetit dhe partnerëve të tjerë rajonal në zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit tejkufitar të cilat do t’u referohen sfidave rrjedhëse dhe të ardhshme të sigurisë.

Pjesëmarrësit në konferencë do t’i hulumtojnë çështjet politike për rreziqet ekzistuese nga luftëtarët e huaj terrorist dhe të kthyerit, përgjigjet e vendit, si dhe në rajon së bashku me hapa të ardhshëm lidhur me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *