Kur hajni klasik prezantohet si “ekspert kundër radikalizmit fetar”

https://javorja.wordpress.com/2018/05/01/memoari-nr-83-me-mustafa-dautin-gure-gure-behet-kalaja/https://javorja.wordpress.com/2018/05/01/memoari-nr-83-me-mustafa-dautin-gure-gure-behet-kalaja/Mustafa Dauti, tashmë edhe nga zogjtë e malit njihet si hajn klasik, si person që bën masakër mbi ndihmat humanitare duke i vjedhur dhe duke mos i shpërndarë për ata që kanë nevojë. Mustafa Dauti në mesin e të punësuarve në BFI njihet si më injoranti, me titull magjistër të blerë në Universitetin e Strugës…

 

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Mustafa Dauti është “piuni” i cili më së shumti është në lëvizje nga ana e Mulla Sulës. Është i vetmi shok i uzurpatorit të BFI-së, të cilit, natë e ditë ia shplanë paratë e pista, i cili shërben si kamufllazh i tejdukshëm i aktiviteteve prej kusarësh të Mulla Sulës.

Nuk ka njeri në qytetin e Strugës, ku ka shëryer një herë e një koh Mustafa Dauti si hoxhë i dhunshëm, e që nuk e dinë se ai ishte miku më i ngushtë i një personi, tashmë të ndjerë (të likuiduar), i cili ishte diler i narkotikëve si dhe “boss” i prostitucionit. Me këtë bagazh prej krimineli, i ndihmuar edhe nga shërbimet sekrete maqedonase, Mustafa Dauti do të futet në BFI, me rol të dyfishtë: edhe ta përcjellë veprimtarinë “teologjike” të Sulejman Rexhepit por edhe ta nxisë dhe ta ndihmojë në degradimin e tij duke e shndërruar në një kulçedër të babëzitur që do ta shkatërrojë në themel BFI-në. Deri më sot, kjo punë, ky angazhm policor, i ka shkuar shumë mirë, duke e detyruar Sulejman Rexhepin që tërësisht të varet prej tij. Sot, Mustafa Dauti është ajri, uji dhe toka e Mulla Sulës, është “amortizuesi” i të gjitha kritikave që i bëhen për shkatërrim të BFI-së.

Tani, kjo figurë e ndytë, ky hajn klasik, ky vjedhës i ndihmave humanitare në shumë prej mbi 500 mij euro të tubuar për t’i ndihmuar vëllezërit nga Hasanbegu dhe Vlora që përjetuan tragjedira të rënda nga vërshimat e shiut, ky shpërdorues i donacioneve që jepen si ndihma për vëllezërit myslimanë të Maqedonisë, ky pakurrizorë tani imponohet nga Sulejman Rexhepi si “ekspert i luftës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”! Në forumet që i organizon madje edhe shteti shqiptar, nën përkujdesin e Kryeministrit shqiptar, Sulejman Rexhepi e delegon këtë hajn, Mustafa Dautin, një ndër bashkëpunëtorët më aktiv të shërbimit sekret maedonas, i angazhuar në njësitin që merret me ndjekjen e shqiptarëve nacionalistë e seperatistë, diçka ngjashëm si në kohën e komunizmit kur këtë detyrë e kishte Sulejman Rexhepi.

Është një tallje shumë e shëmtuar kjo e Sulejman Rexhepit, një gjest që nuk i falet, sepse po i nënçmon institucionet shtetërore të Shqipëris! T’i përgjigjesh kërkesës vëllazërore të institcioneve shqiptare me një narkodiler, me një injorant e me një hajn klasik, dhe t’ua imponoshë këtë figurë shtetit shqiptar si “ekspert në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar” jo që është përbuzje por edhe nënçmim e plotë urrejtje armiqësore kundër shtetit amë.

Këto fakte të sjella këtu për Mustafa Dautin, hajnin klasik, do të mund të vërtetoheshin vetëm me një anketë anonime të zhvilluar me të gjithë të punësuarit e BFI-së rreth figurës së Mustafa hajnit. Mbi 99 për qind e përgjigjeve do të ishin tepër negative. Atëherë, pse Mulla Sula me aq lezet tallet me institucionet shtetërore të Shqipërisë. Nuk i mjafton gracka që po ia hap Ilir Metës, Presidentit shqiptar por i ka ngelur që, këtë lojë t’ia luaj edhe Kryeministrit, Edi Ramës.

Kriminelët gjithnjë përpiqen që të gjejnë strehë nën sqetullat e funksionarëve dhe të institucioneve të shtetit, kurse, funksionarët dhe institucionet më të larta shtetërore, gjithnjë bijnë viktimë e një “fotografie të përbashkët” të rastësishme e cila i inkriminon deri në palc dhe me këtë, edhe në ikje të turpshme nga pozitat drejtuese shtetërore. Edhe Ilir Meta i fotografuar me Sulejman Rexhepin, apo Edi Rama i fotografuar pa dijeni me Mustafa Dautin, një ditë mund ta hanë si Saimir Tahiri i fotografuar krejt rastësisht, në një aheng familjar, me njerëz të “Habilajve”! Shteti shqptar bën mirë që të pyes në shërbimet intelegjente të shteteve përfaqësuesit diplomatik të të cilëve ka kohë që e kanë izoluar tërësisht Sulejman Rexhepin dhe nuk komunikojnë me të! Një prej arsyeve është edhe kjo që mundohet t’ua imponojë Mustafa hajnin si faktor, ndërsa është figura e rrethuar me të kuqe prej shumë shërbimeve, dhe i njohur  si “njeri që ka themeluar shoqatë humanitare për t’i vjedhur fukaratë”! Ky të jetë “ekspert në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”?! Ekspert në hajni po, sepse, ndryshe, nuk do të kishte tërë atë kapital, tërë atë park makinash nga më lluksozet, që një ekspert i mirëfilltë as në ëndërra nuk mund t’i shohë! Mulla Sula le të “tërlejtet” sa të dojë me Mustafa Dautin, por, të ndalojë më së nënçmuari dhe talluri me Institucionet shtetërore të Shtetit Shqiptar!

Askush më mirë se Sulejman Rexhepi nuk e njeh Mustafa Dautin, për të cilin, në memoaret e veta e ka përshkruar mjaft hollësisht. Për më tej, lexoni këto memoare te Slejman Rexhpit:

MEMOARI NR. 74: Çka e lidhte Mustafa Dautin me Argëtim Asanin

MEMOARI NR.82: Mustafa Dauti, Zoti e bekoftë, ma ndërroi konceptin e jetës

MEMOARI NR. 83: Me Mustafa Dautin gurë gurë bëhet kalaja

MEMOARI NR. 84: Mustafa Dauti shpëtimtari im, i BFI-së dhe i gjithë muslimanëve në RM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *