Kuvendi maqedon ratifikon emrin e ri, bojkoton opozita

Parlamenti i Maqedonisë me 69 vota pro dhe asnjë kundër ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Me këtë marrëveshje tanimë vendi do të ketë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Votimi u bë pa opozitën maqedonase, e cila bojkotoi punimet lidhur me këtë marrëveshje, informon INA.

Sipas procedurave, pas miratimit në Kuvend, marrëveshja i dërgohet presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të nënshkruajë të njëjtin.

Nëse Ivanov përdor të drejtën e vetos, marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta nënshkruajë.

Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *