Lajmi i Fundit: Arrestohet Mijalkovi, dërgohet me pranga në burgun e Shutkës

Sasho Mijalkov iu dha 30 ditë paraburgim, konfirmoi Prokuroria Speciale Publike, dhe momentalisht ai po dërgohet në burgun e Shuto Orizarës, njofton TetovaSot.

Ai u arrestua me kërkesë të PSP-së. Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, pasdite, urdhëroi masën e ndalimit.

Ish-drejtori i DSK- së, Sasho Mijalkov, është akuzuar në disa raste të PSP-së edhe atë si “Fortesa – Target”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik 2”.

Pas Kirill Bozhinovskit dhe Mile Janakievskit, Mijallkov është funksionari i tretë që është arrestuar pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *