Ligji i gjuhëve këtë javë shkon për votim në Kuvendin e Maqedonisë

Pas dështimit të tentativës për miratimin e ligjit për gjuhët, dhe akuzave të kryeparlamentarit Xhaferi në adresë të deputetëve të LSDM-së, kryeministri Zoran Zaev garantoi se Ligji për gjuhët do të miratohet gjatë kësaj jave.

Besoj që mundësia që të gjithë deputetët e shumicës parlamentare e ofruan për ta menduar dhe biseduar është me rëndësi. Dialogu është i rëndësishëm. Neve bisedojmë dhe do të bisedojmë por këtë javë ligji duhet përfundimisht të miratohet – deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja betonon qëndrimin kundër Ligjit për gjuhët. Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje kryeministrit Zaev që të tërhiqet nga ky ligj, duke i ofruar mbështetje për të gjitha ligjet tjera reformuese. Duke hedhur poshtë akuzat për qasje jo të përgjegjshme, Micskoski thekson se opozita po ballafaqohet me terror në Kuvend.

Nëse Zaev ka koncesion dhe është i kushtëzuar se do t’i rrëzohet Qeveria dhe nëse ka marrëveshje që të qëndrojë Qeveria, ne si VMRO-DPMNE jemi të gatshëm me deputetët tanë të mbështesim Qeverinë e tij në të gjitha proceset reformuese vetëm me një kusht: ta largojë nga procedura parlamentare Ligjin për përdorimin e gjuhëve – ka thënë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ofertën e Mickoskit, Zaev e quajti Grueviste, pasi sipas tij, Qeveria është e vendosur në nevojën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Porositë e shefit të opozitës më duke si porosi “copy-paste” të Nikolla Gruevskit. Këtë e thoshte Gruevski, të bëhet Zaev kundër një diçkaje për të cilën jam publikisht “për” nën kushtin që ta arnojnë nevojën e shumicës në Kuvend. Jo, Qeveria është stabile dhe siç e shihni shumica në Kuvend po rritet dhe do të rritet edhe më shumë në të ardhmen – theksoi Zoran Zaev.

Parakushtet e VMRO-DPMNE-së, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i quajti tendenca të opozitës për të përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike, duke përsëritur qëndrimin se Ligji për përdorimin e gjuhëve mbetet i pa negociuar. Në Kuvend ako mnuk është caktuar data për ligjin, ndërsa jozyrtarisht mësohet se kryeparlamentari Xhaferi nuk do të lejojë shqyrtimin e mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-së. Nga ana tjetër shumica pret që për dallim nga leximi i dytë, në fazën e tretë ligji të votohet nga 71 deputet. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar, ndërsa më 17 janar Presidenti Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij nën arsyetimin se i njëjti bie në kundërshtim më Kushtetutën dhe cenon karakterin unitar të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *