Maqedoni, Presidenti mbledh Këshillin e Sigurimit për ngjarjet në Kumanovë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thirrur pasditen e së dielës Këshillin e Sigurimit në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Kumanovë, ku mbetën të vrarë të paktën 22 persona.

Në mbledhje marrin pjesë edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërkohë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dërguar në këtë mbledhje si përfaqësues, Talat Xhaferi. Nga PDSH-ja po merr pjesë Imer Aliu.

Lideri i LSDM-së deklaroi se pjesëmarrja e tij është rezultat i shqetësimit të LSDM-së për gjendjen e sigurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *