Naim Tërnava: Mulla Sulë, kthema borxhin…

A ka logjikë që të përgëzohet një hajdut pas një vjedhje klasike?! Natyrisht që jo, i vetmi takim mes hajnit dhe të të vjedhurit është përpjekja për ta bindur që ta pranojë aktin dhe të tregojë se ku janë gjërat e vjedhura. Ato duhet t’i kthehen të zotit! Mulla Sula rrenë kur thotë se u përgëzua nga Tërnava. Në fakt, Mulla Sulës Naim Tërnava ia fishkëlloi në vesh melodinë e këngës së Ilirit (Shaqirit) “…kthema borxhin…”

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

 

Sot, për një takim lamtumirës Kryetari i BI të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava ka takuar Sulejman Rexhepin, takim ky zyrtar që sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit, meqë Bashkësia Islame e Kosovës është në proces të zgjedhjes së Kryemyftiut të ri.

Natyrisht, këtë takim e ka shfrytëzuar efendi Tërnava për ta lutur për herë të fundit Sulejman Reexhepin që t’ia dorëzojë raportin e shpenzimeve të mbi 145 mij euro  dedikuar nga vëllezërit e Kosovës për vëllezërit nga Hasanbegu me rrethinë, pas përjetimit të tragjedisë të rëndë nga një vërshimë katasrofale ndodhur këtu e tri vjetë më parë.

Jo njëherë Kryemyftiu Tërnava ia ka kërkuar këtë raport Sulejman Rexhepit, por, kërkesa e sotme ka qenë tepër e përulur nga ana e efendi Tërnavës pasi që i njëjti dëshiron që të ik nga detyra duke shkundur nga vetja çdo dyshim për keqprdorime financiare apo për abuzime të tjera.

Njëra prej pengesave kryesore që e ka penalizuar dhe nuk e ka lejuar që të rikandidohet efendi Tërnava ka qenë pikërisht edhe ky akcion dedikuar vëllezerve nga Hasanbegu për ç’gjë jo njëherë është paditur kuluareve Naim Tërnava si bashkëpunëtorë i Sulejman Rexhepit në zhvatjen e kësaj ndihme humanitare në vlerë prej 145.961 euro.

Nga ana tjetër, Sulejman Rexhepi, jo njëherë ka shprehur reagim madje edhe publik kundër kësaj kërkese të Tërnavës të cilën e ka quajtur si mashë që dëshiron të futet brenda BFI në RM për të tollovitur dhe trazuar situata të padëshirueshme. Mulla Sula ka thënë se, humanizëm është që të japësh me dy duar pa të interesuar se ku do të shkojë ai kontribut, sepse kontributet humanitare sipas islamit (dhe Mulla Sulës) bëhen ekskluzivisht për Allah dhe “vetëm Ai e di se kujt ia bën munasip atë ndihmë humanitare”! Pa dyshim, tashmë dihet botrisht se, këtë kontribut vëllazëror e përvetësoi totalisht Sulejman Rexhepi, duke e bërë një kërcim kualitativ në pasurimin e vet, ndërsa nga ana tjetër, ia nxiu karrierën Naim ef. Tërnavës.

Naim ef. Tërnava nuk arriti që as në mënyrë institucionale t’ia marrë një raport financiar Sulejman Rexhepit rreth shpërndarjes së atij kontributi humanitar me dedikim banorëve të Hasanbegut me rrethinë, ndërkohë që Institucionet Shtetërore të Kosovës, përfshirë këtu edhe qëndrimin diplomatik të Ambasadorit të Kosovës, flasin që Sulejman Rexhepi për këtë gjest prej zhvatësi dhe hajni ka arritur të sigurojë një bllokim institucional kosovar dhe një injorim total kudo që gjendet prezent Sulejman Rexhepi. Këto fakte ai tashmë mundohet që t’i anashkalojë duke kaluruar hapur mbi kalin e “Skënderbeut”, aventurë këtë të cilën ia siguroi sa për qejf të pleqërisë presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta. Të prekësh humanitetin e dedikuar është sikur ta prekësh vakëfin dhe, dihet se çka thotë feja islame për të gjithë ata që e zhvatin vakëfin. Fundi i tyre është sa i ndytë aq edhe i tmerrshëm. Ashtu qoftë!

 

Foto: Momenti kur H. Naim ef. Tërnava ia dorëzon çekun prej 145.961 euro, Sulejman Rexhepit, i cili në sekond i gllabëroi dhe kurrë nuk ua dha banorëve të Hasanbegut me rrethinë. Kështu veproi dhe me paratë e grumbulluara në Shqipëri, në Luginën e Preshevës, në diasporë dhe brenda territorit ku shtrihen xhamitë tona. Rreth 1 milion euro dedikuar “fatprerëve” hasanbegasë u bënë “shpëtim” për Mulla Sulën e babëzitur. Nëse ia falin gjykatat e korruptuara prej tij, këtë kurrë nuk do t’ia falë as Zoti dhe as populli shqiptar e mysliman. Të tillëve Zoti ua then qafën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *