Në kërkim të drejtësisë

Qytetarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për gjyqësorin që kanë dhe tanimë e dijnë se janë zhvilluar shumë procese gjyqësore krejtësisht të padrejta. Kohëve të fundit janë shtuar apelet për të pranuar kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë me të cilat lëndët do të rigjykohen.Burgjet janë përplot me të atillë që janë pre e proceseve të montuara, me të atillë që janë dënuar me dënime më të rënda nga që është dashur të dënohet por edhe me të atillë që janë të dënuar më lehtë nga çka i rëndojnë veprat. Se organet e drejtësisë në Maqedoni vazhdojnë në gjendje të mjerueshme, dëshmohet edhe nga “Rasti Almiri”, i cili nga “vrasje”, rikualifikohet në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Lidhur me këtë rast, kryeprokurori Lubomir Jovevski para deputetëve të Maqedonisë tha:“Vendimi për rikualifikimin e këtij rasti është marrë në Prokurorinë Publike që para se unë të emërohesha si kryeprokurorë publik. Më pas lënda është dërguar në Prokurorinë Republikane, ku edhe është votuar për rikualifikim nga ‘vrasje’ në ‘aksident në komunikacion’. Pra vrasja e qëllimshme e vogëlushit Almir Aliu lejohet të përfundojë si “aksident komunikacioni”, me qëllim që dorasi Boban Iliq t’i shpëton dënimit të merituar.

Është për tu nënvizuar se padrejtësia mund të shkon aq larg saqë ajo mundohet të diskriminon edhe në zbatimin e Ligjit për amnisti. Një rast të këtillë e kemi në rastin e Agim Krasniqit i cili, përkundër faktit që Ligji ia mundësoi dhe iu falën 4 vite nga dënimi, Gjykata e Gostivarit ia pamundësoi, ia mohoi amnistinë. Familjarët dhe shokët e Agim Krasniqit madje thanë se BDI e cila ishte në pushtet edhe gjatë kohës kur zhvillohej procesi gjyqësor kundër Krasniqit, është e interesuar ta pengojë edhe nga amnistia.

Fatkeqësisht, shumë proqese gjyqësore krejtësisht të padrejta kundër shqiptarëve, kanë ndodhur dhe po ndodhin, për kundër faktit se me drejtësinë drejtojnë kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim. /topTetova/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *