Në vjeshtë referendum, Zaev nuk e zbuloi përcaktimin për emrin

Lidhur me pikat e publikuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, Zaev konfirmoi se këto kanë qenë pjesë e bisedimeve në takimin e liderëve.

Ndërsa shtoi se bisedimet me Greqinë për emrin janë në fazën finale, dhe ishte decidë lidhur me atë se a do të ketë referendum apo jo, ku tha se qytetarët do ta thonë fjalën përfundimtare, dhe si periudhë kur do të mbahej referendumi theksoi muajin shtator ose tetor.

Kurse para se të mbahej referendumi, marrëveshja eventuale që do të arrihet, duhet që të ratifikohet në Parlament, sepse Zaev deklaroi se është e rëndësishme që qytetarët ta dijnë qëndrimin e politikanëve para se të sqarohen në referendum, ku mes tjerash Zaev tha se pret mbështetjen edhe të opozitës për ratifikimin e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *