Përleshje me armë, MBP konfirmon: Një i vdekur dhe dy të lënduar

Zëdhënëi i MPB, Toni Angelovski tha për Almakos se një nga të lënduarit rëndë nga të shtënat në Tetovë ka ndërruar jetë.

“ Sot rreth orës 18:40  është paraqitur rast i të shtënave me armë zjarri në Lagjen Reçice të Tetovës. Pasi shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje kanë gjetur gjurmë gjaku. Nga Klinika e Tetovës thonë se  janë dërguar dy persona të lënduar për të marrë ndihmë mjeksore, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Të lënduar janë dy persona”- thonë nga MPB.

Në ndërkohë, policia tashmë ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje. Aktualisht, forca të mëdha policore po mbajnë në rrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe  zbardhjen e plotë të  rastit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *