Shaban Aziri: PËRSE TË MOS INSPEKTOHET BASHKËSIA FETARE ISLAME

Ish kryeredaktori i Revistës “Hëna e Re” dhe profesori i Medresesë Isa Beu- Shkup, Shaban Aziri, ka komentuar debatin e hapur lidhur me problemin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.

z.Aziri përmes përmes rrjetit social facebook thotë:

 

PËRSE TË MOS INSPEKTOHET BASHKËSIA FETARE ISLAME

Ditë më parë Deputeti Muhamed Zekiri në një seancë parlamentare drejtoi disa pyetje Kryeministrit të vendit Zoran Zaev dhe Ministrit të brendshëm Oliver Spasovski rreth Bashkësisë Fetare Islame në RM.
Këto pyetja, apo kërkesa që edhe Bashkësia Fetare Islame të inspektohet për formën e drejtimit të mjeteve materiale, për keqpërdorimin e vizave të haxhit, pronave të vakfit, ndryshimet e dhunshme kushtetuese, … etj., shkaktoi shqetësime te udhëheqja e ngushtë e BFI-së, por gjeti përkrahje të gjerë te besimtarët e vendit dhe pjesa dërmuese e teologëve.
Meqë i takojmë një sistemi demokratik, çka nënkupton se të gjitha institucionet administrative, pra edhe Bashkësia Fetare Islame si organizatë në kuadër të këtij shteti duhet të jenë të bazuara në parimet e drejtësisë dhe transparencës, sepse pa transparencë dhe drejtësi sado që janë demokratike, me kalimin e kohës shndërrohen në burokraci dhe me veprimet e tyre bëhet e kundërta e qëllimit që duhet ta kenë në parim.
Çfarë të keqe do të ketë BFI, nëse Inspektorati shtetëror i bën një kontrollë finansiar këtij organi po edhe organeve tjera të këtij Institucioni. Përkundrazi nëse puna del e pistë, aktorët dhe abuzuesit do të përfundojnë para drejtësisë e nëse puna del e pastërt, largohen dyshimet e krijuara rreth BFI-së dhe besimtarët e vendit fillojnë ta kthejnë besimin e tyre te ky institucion.
Përse të mos inspektohet çështja e haxhit… shitja e vizave etj, pastaj çmimi prej 4.100 euro më i larti në regjion, ndërsa shërbimet e ofruara janë të nivelit të ulët.
Përse të mos inspektohet problemi i rrogave të imamëve të cilët krahas rrogës minimale me muaj të tërë pagesat e tyre nuk i kanë marrë.
Përse të mos inspektohet sjellja e shëmtuar e kreut të BFI-së i cili emërimet dhe shkarkimet i bën jashtë çdo ligji kushtetues.
Përse të mos inspektohet shpërdorimi i pronave të vakfit të cilat janë burimi kryesor në mirëqenien e jetës fetare.
Përse të mos inspektohet nepotizmi në BFI dhe institucionet ndihmëse të saj për çka mediumet e vendit ka kohë që e kanë ngritur alarmin se në BFI po vlon nepotizmi.
Depueteti Muhamed Zekiri nuk bëri asgjë të keqe dhe veprimi i tij nuk tërheq kurrfarë mëkati, përkundrazi bëri një shërbim fisnik që mund ta bëjë çdo pjesëtarë i kësaj shoqërie. Ndërsa sa i përket vlerësimit nga ana e disa autoriteteve të BFI se kërkesat e Muhamed Zekirit janë veprim kundër Fesë, kjo nuk mund të vlerësohet ndryshe vetëm si abuzim me fenë duke e vënë përballë me qëllim që shqetësimet dhe vëmendje e opinionit myslimanë të qëndrojë largë ndodhive dhe realitetit brenda BFI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *