Si i dekonspiroi Sulejman Rexhepi udbashët e “Lagjes së Trimave”

Deklarata e Sulejman Rexhepit dhënë kohë më parë në BIRN i demotivoi disa nga strukturat e Shërbimit Intelegjent Maqedonas, por, nga ana tjetër, u bë edhe vegëz për Shërbimin intelegjent të Kosovës për ta zbërthyer tërë atë skenar të ulët e shumë tragjik që u luajt në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

      *          *             *

Do të mjaftojë vetëm një deklaratë “e papërgjegjshme” e Sulejman Rexhepit (Kryetarit të vetëshpallur të BFI-së) për t’u gjetur ajo vegzë prej së cilës pastaj do të shthurret tërë loja e cila si asnjëra më parë i bëri aq dëm kauzës kombëtare shqiptare. Natyrisht, edhe me “fishkëllimën” e dëshmitarit trim (Sulejman Osmani) i cili, në mënyrë spektakulare, si nëpër legjenda, arriti t’ju ik policisë maqedonase dhe të dorëzohet në Kosovë. Natyrisht, këtu Shërbimi intelegjent shqiptar nuk do ta hajë “llokumin” e homologut të vet maqedonas, por, pasi do ta vjelë mirë e mirë dëshmitarin “legjendar“ do ta rikthejë (ekstradojë) sërish në Maqedoni!

 

Mulla Sula asistent i Musa Xhaferit në “Lagjen e Trimave”

Burimet e sigurta nga Shërbimi intelegjent maqedonas flasin se, pas dekleratës së pamatur të Sulejman Rexhepit që ia dha në shkurt të këtij vitit Rjetit të Gazetarisë Hulumtuese BIRN Shërbimi Intelegjent Maqedonas ka qenë mjaft i shqetësuar. Madje, që nga ky moment edhe “bombat” e Zaevit rreth rastit të Lagjes së Trimave ishin të pavlefshme. Sipas asaj deklarate Sulejman Rexhepi, përmes të punësuarve në BFI, paska pasur oferta nga ‘komandantët e Kumanovës’ për ta pastruar situatën me kundërshtarët e tij.
Ka mjaftuar kjo deklaratë që pastaj të dekonspirohet tërë ai skenar që e parashikoi një lojë mjaft të ndytë me pretendime të verifikimit të “dëshmive maqedonase” se, e keqja për këtë shtet vie ekskluzivisht nga shqiptarët e Kosovës.


Sipas burimeve të sigurta nga Shërbimi Sekret i Kosovës, skenari i Lagjes së Trimave është hartur nga Shërbimi Sekret Maqedonas, konkretisht nga ish-dejtori i tij, Sasho Mijallkovi, i cili, në këtë lojë e ka futur Musa Xhaferrin, madje duke kërkuar prej tij që të jetë regjisori kryesor i kësaj loje! Gjithësesi, pranimi i këtij roli nga Xhaferi ka qenë pikërisht për shkak të pëlcitjes së “bombave” denigruese për moralin e tij të cilat, sipas të gjitha gjasave, “nën rogoz” nisi t’i lëshojë vetëm Mijallkovi. Kjo lojë ishte studiuar mirë dhe, e vetmja do të ishte që do t’ia neutralizonte të gjitha “bombat” Zajevit. Kështu dhe do të ndodhë! Pas rastit të Lagjes së Trimave aktiviteti dekonspirues i Zajevit do të heshtet dhe do të nisin bisedimet “gjithëpërfshirëse” për daljen e shtetit nga kriza ku e kishin futur koalicioni qeveritar VMRO-BDI.
Të dhënat që dalin nga analizat e Shërbimit Sekret të Kosovës, sipas disa burimeve mirë të informuara, përputhen plotësisht me të dhënat që “rrjedhin” nga burimet e sigurta të Shërbimit Intelegjent Maqedonas. Burimet e sigurta të këtij Shërbimi flasin se, të gjitha gjurmët e tradhëtisë të çojnë në BFI, pikërisht te Sulejman Rexhepi që në mënyrë aq naive do të shkaktojë dekonspirimin e të gjithë lojtarëve që e ndezën Lagjen e Trimave.

 

Ç’parashihte skenari i Mijallkovit-Memetit

Një grup kosovarësh do të duhej të futeshin në Maqedoni. Mundësisht njerëzit të ishin militarë të dalluar në shoqërinë kosovare. Për gjetjen e tyre ka qenë i angzhuar njëri nga inspektorët shqiptarë me pozita më të larta në Shërbimin Intelegjent Maqedonas, Shenasi Memeti, të cilit ia ka siguruar një llojanas i afërt me Shërbimin intelegjent të Kosovës. Ky ka pasur për detyrë që t’i bindë, madje edhe të flasë në emër të udhëheqësve të BDI-së, që ky grup kosovarësh të futet në Kumanovë (më poshtë do të shihet se pse pikërisht në Kumanovë), madje edhe të premtojë shuma të mëdha parashë. Në Kumanovë do të futen kinse me kërkesë të BDI-së sa për të bërë trysni me qëllim të implementimit sa më të mirë të Marrëveshjes së Ohrit e cila nuk po realizohet për shkak të kryeneçësisë shoveniste të Nikolla Gruevskit! Natyrisht, ky ka qenë motivi kryesor i cili i ka bindur trimat që një ditë të bukur të vijnë në Kumanovë, të takohen dhe ta hartojnë sa më mirë këtë “presion politiko-militar”! Megjithatë, djemtë do të bijnë në një kurthtë të ngritur nga tradhëtia më e rëndë në historinë shqiptare.

 

Pse territori i Kumanovës do të zgjidhet si “shesh xhirimi”

Meqë lojtari kyç i Shërbimit sekret maqedonas, Shenasi Memeti është nga Kumanova, gjegjësisht nga Likova, atëherë, natyrisht që lojën do të insistojë ta luajë në terren të vet dhe me njerëzit e vet, sepse vetëm tek ata do të kishte besim. Këtu për këshilltar dhe për garancë do ta ftojë Sulejman Rexhepin, me të cilin gjatë tërë kohës do t’i mbajë kontaktet përmes Mustafa Dautit, bashkëvendasit të Shenasiut, të cilin Mulla Sula, pasi e kishte larguar si hajn mjaft të rrezikshëm nga BFI, sërish, pas operacionit të suksesshëm në Lagjen e Trimave, do ta angazhojë në krye të OH “Hilal”.
Pse do të kërkohet konsulta dhe garanca prej Sulejman Rexhepit? Mulla Sula është në lidhje familjare që nga vitet ’70 me një nga familjet nga Hotla e Kumanovës, me familjen Abdullahu. Në fakt, Mulla Sula ka qenë në miqësi të ngushtë me hafizi Ilmi Abdullahu (ish imam i fshatit Hotel), si dhe me vëllain e tij Fikretin. Këta dy vëllezër viteve të tetëdhjeta nga një djalë e regjistrojnë në Medesenë Isa Beu, kurse viteve të nëntëdhjeta mbarojnë fakultetin teologjik në Tunis. Nga atje pastaj do të kthehen dhe, djali i Ilmiut, Nimet (Nimetullah!) Abdullahu do të përfundojë si inspektor në Shërbimin Sekret Maqedonas, kurse djali i Fikretit, Sadulla Abdullahu do të punësohet si referent në Myftininë e Kumanoves. 


Sulejman Rexhepi do ta pranojë këtë ofertë, madje do të bëhet me gjithë shpirt pjesë e kësaj loje, sepse, disa javë para se të ndodhë Lagja e Trimave, Sulejman Rexhepi ishte kërcënuar disa herë nga “disa komandantë” përmes sms-ve, ashtu siç ishte kërcënuar edhe bashkëpunëtori i tij i ngusht, udbashi tjetër, Shaqir Fetahu. Kështu që, dy kusheritë Abdullahu si dhe Shenasi Memeti pa vetëdije po e luanin edhe lojën e eliminimit të kërcënuesve të Mulla Sulës, i cili po kërcënohej disa herë për shkak të disa deklaratave antikombëtare të tij të dhëna nëpër media të ndryshme.


 

Shenasi Memeti po e “bombardon” BDI-në, Mulla Sula po ia mbanë nishanin

Burimet e njëjta brenda Shërbimit intelegjent maqedonas flasin se, deri sa po realizohej ky skenar, të vetmët persona që ishin shumë nervoz në vend ishin Sasho Mijallkovi dhe Sulejman Rexhepi, sepse që të dy e dinin paraprakisht se situata mund të dilte nga kontrolli dhe të shkaktohej një tragjedi fatale për tërë shtetin. Sasho Mijallkovi do të flasë nëpër qarqe shumë të ngushta, ndërsa menjëherë pas tragjedisë të shkaktuar në Lagjen e Trimave, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkovi do të japin dorëheqje para ambasadorit amerikan, z. Bejl, kurse ky do t’i shkëpusë të gjitha raportet me Sulejman Rexhepin por jo edhe me BFI-në si Institucion fetar islam, pavarësisht se nga kush do të udhëhiqet.
Në ndërkohë një grup teologësh të devotshëm, nuk do të mund më ta durojnë sjelljen e pakontrolluar të Sulejman Rexhepit dhe do të futen qëllimisht në hapësirat e BFI-së prej nga nuk do të dalin plotë 14 ditë, deri sa u sensibilizua mbarë opinioni i gjërë për imoralitetet e Sulejman Rexhepit dhe deri sa nuk ndodhi tragjedia në Lagjen e Trimave. Me qëllim që mos të defokusohet opinioni i gjërë nga kjo tragjedi, ky grup teologësh do të dalin nga hapësirat e BFI-së, kurse Sulejman Rexhepi, i trimëruar nga kjo “fitore e dyfishtë” do të deklarojë për BIRN-in se si përmes “të punësuarve në BFI” paska pasur ofertë nga komandantët që kishin qenë brenda në Lagjen e Trimave që t’i likuidojnë telogët që u ngujuan në BFI. Të vetmit “të punësuar në BFI” të cilët kanë komunikuar me Mulla Sulën dhe me “komandantët e Kumanovës”, sipas burimeve mirë të informuara nga Shërbimi Intelegjent Maqedonas, kanë qenë  Mustafa Dauti dhe Nimet  Abdullahu, bashkëpunëtorë të ngushtë të Shenasi Memetit, njëri i punësuar në Shërbimin sekret maqedonas e tjetri në organin që e kontrollon Mulla Sula. Pas përfundimit të kësaj loje dhe pas vrasjes së djemve më trima që ka pasur kombi shqiptar, Sulejman Rexhepi do të merret nën mbrojtjen dhe sigurinë e Sektorit të Pestë pranë Ministrisë për Punë të Brendshme, kurse do të pushojnë të gjitha lëndët gjyqësore të cilat pa dyshim që Sulejman Rexhpin do ta mbyllnin burgjeve maqedonase.
Një vit e disa muaj më vonë, çuditërisht, në opinion do të dalë kryetari i shtetit, Gjorgje Ivnov, dhe do ta lexojë një pjesë të raportit të Shërbimit intelegjent maqedons, pjesë kjo tashmë e deplasuar që flet se “do të futet një grup prej 40 kosovarësh në Maqedoni dhe do ta destabilizojnë shtetin…” Apo ndoshta bëhet fjalë për ndodnjë skenar të ri?! Këtë tashmë duhet ta dijnë soji i Mulla Sulës, dhe ai shqipfolësi Sh.M. i cili, sipas burimeve mirë të informuara, tashmë i është futur demontimit të udhëheqësisë së BDI-së. 

Përkundër dekleratave që Sulejman Rexhepi dha për BIRN, ai asnjëherë nuk u morr në pyetje nga organet e hetuesisë, prokuroria gjithnjë u soll sikur asgjë të mos kishte deklaruar, Nimet Abdullahu ndrroi jetë dhe nuk iu dha rasti ta jep dëshminë e vet, kurse Shenasi Memetin vazhdojnw ta mbrojnë insitucionet maqedonase duke mos ia mundësuar paraqitjen e tij në seanca gjyqësore!

(Ky shkrim është botuar në vitin 2016, 

kësaj radhe po e publikojmë të plotësuar)

/epoka.mozello.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *