Si mund të kuptojë i pakuptimti (Video)

Sulejman Rexhepit, këtij farë uzurpatori  klasik të BFI-së dhe shkatërrues i vlerave të islamit në Maqedoni, iu paska dhënë rasti që të flasë budallallëqe në një “emision televiziv” të një mediumi inekzistent! Në disa minuta inçizim kishte thënë një mori budallallëqesh e idiotizmash origjinale të tij. Nuk e gjenë njeriu një si Sulejman Rexhepi! Ngel unikat në konstatimet e tij prej një sharllatani!

Veç të tjerash, kur flet për “mjekrrat” dhe për “meshkujt me fustana” që shëtiten nëpër Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë se, mund ta kuptojë krej botën por popullin maqedon nuk e kupton! Sistem politik më të fëlliqtë se në Maqedoni nuk paska askund në botë! I lënë të shëtisin “mjekrat” dhe “meshkujt me fustana” që pastaj, sipas Mulla Sulës, qeveria maqedonase t’i paraqesë në botë shqiptarët si “element radikal dhe ekstremist fetar”!

Këtë sistem politik Suejman Rexhepit ia mundëson edhe “nana parti” e tij, siç ia mundësoi edhe “engjëlli mbrojtës” i tij Nikolla Gruevski, të cilin e bekon me ashkun e shpirtit të ndytë!

Çka nuk ka të qartë Sulejman Rexhepi? Mendon se aq lehtë mund të ikë prej përgjegjësisë së tij, a! Ta etiketojmë shtetin dhe menjëherë do të shpallemi kombëtar e patriot! Po kush i instaloi mjekrrat në BFI, shteti maqedon apo vetë Sulejman Rexhepi?! Po kush ia solli “farkuesit e xhihadistëve” në Maqedoni, të cilët i tuboi këto ditë në hotelin Njustar bashkë me të gjithë mjekrroshat dhe fanatikët e verbuar për të marrur mësim se si duhet ftuar në islam! Kush ia bëri këtë të keqe popullit shqiptar: shteti maqedonas apo vetë Sulejma Rexhepi!

Për dallim prej tij, populli shqiptar mysliman në Maqedoni e ka fare të qartë se, populli maqedon, përfshirë këtu edhe Sulejman Rexhepin, vite e vite punon që t’i njollosë shqiptarët me “esktremistë dhe radikalistë” islamik! Këtë nder shqiptarëve nuk ia bën Maqedonia, as populli maqedonas por, ekskluzivisht Sulejman Rexhepi! Madje, Sulejman Rexhepi të gjithë këta “radikalistë dhe esktermistë fetarë” në perspektivë, “i dekoroi” me mirënjohje dhe, për këtë gjest prej manjaku nuk ia vuri këmbën në qafë asnjë nga pjesëtarët e popullit maqedonas!

Sulejman Rexhepi “mjekra” të tillë dhe “meshkuj me fustana” por që përkohësisht ecin me pntallona, ka plotë në BFI dhe në institucionet e saj.

Sulejman Rexhepi,të gjithë ata me mjekra apo pa mjekra, me fustana apo me brekë, të gjithë që nuk sjellin para për xhepin e tij, sakaq i shpallë elemente të policisë dhe filiale të shërbimeve të ndryshme sekrete. Në momentin që pranojnë t’i sjellin ndonjë kore buke, në momentin që pranojnë për të kryer ndonjë punë që shkon ekskluzivisht në shërbim të tij, sakaq i shpallë për “shpëtimttarë të islamit” dhe, në moment që heton se nuk po i sjelli gjë, menjëherë i shpallë tipa të rrezikshëm antifetar e antikombëtar.

Sulejman Rexhepi e kupton krejt botën por jo edhe popullin maqedonas, kurse, çuditërisht, ua bekon me loçë të zemrës liderët kombëtar, e lutë Allahun e Madhërishëm që “armiqtë e islamit” t’i bekojë dhe, mundësisht, ta shtojë këtë “bereqet”!

Rijaseti Shurdhëmemec bën mirë që një herë në jetë ta dëgjojë Afrim Tahirin, i cili, që moti ka porositur që mos ta lënë të flas në opinion Sulejman Rexhepin, sepse, çdo paraqitje e tij për pasojë përforëcon ofendimin për popullatë myslimane të vendit. Thua që ky Rijaset është për amin të këtyre ofendimeve?! Sipas të gjitha gjasave po, meqë nuk po ia tërheqin dyzginat Sulejman Rexhepit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *