Tetë milion euro shpërblim nga KE-ja për reformat në sektorët e transportit dhe mjedisit jetësor

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian të ndajë mjete plotësuese financiare prej 8.042.982 euro për sektorët e transportit dhe mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike, si shpërblim për zbatim të mirë të proceseve reformuese në procesin e integrimeve evropiane.

Me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Qeveria e pranoi Vendimin t’i detyrojë të gjitha ministritë  deri më 2 nëntor t’i dorëzojnë pyetësorët e plotësuar  si përmbajtje për raportin e rregullt për përparimin e vendit  që çdo vit e përgatit Komisioni Evropian i BE-së.

Në seancë, siç kumtoi pres shërbimi  qeveritar, është miratuar edhe Raporti i negociatave inkuadruese për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, të mbajtura  më 18 dhe 19 tetor të vitit 2018, në selinë e Aleancës në Bruksel. Sipas planit për inkuadrim  të Maqedonisë në NATO, hapi i ardhshëm pas përfundimit të mbledhjes  në nivel të zëvendëshefave  të Misioneve të vendeve anëtare, në format 29+1, duhet të nënshkruhet  në protokollin për inkuadrim, pas së cilës do të fillojë procesi i ratifikimit të tij nga ana e anëtareve të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *