Zaev: Kemi gjetur një zgjidhje të pranueshme për emrin

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev theksoi sot se Maqedonia dhe Greqia kishin gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, në konferencën për shtyp pas takimit me homologun grek, Aleksis Cipras.

“Ne kemi shqyrtuar mundësi të ndryshme. Një prej tyre është një zgjidhje e pranueshme për dy vendet”, deklaroi në një konferencë shtypi, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, i cili negocion që prej disa muajsh me Greqinë për një kompromis për këtë çështje që ndan dy vendet që prej 27 vitesh.

“Ishte e rëndësishme që t’i konfirmonin të gjitha sukseset, biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa mundësi”, theksoi Zaev./ata/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *