Zahir Beqiri – Çaushi me apel deputetëve: Ta zgjidhni problemin e mijëra shqiptarëve që kanë ngelur pa nënshtetësi

Zahir Beqiri – Çaushi, ish i burgosuri politik gjat qeverisjes VMRO – BDI, edhe një herë ka ngritur problemin e nënshtetësive duke thënë se me mijëra shqiptarë vazhdojnë të jenë të privuar nga kjo e drejtë e tyre elementare.

Postimi i plot i Çaushit në rrjetin social facebook:

 

PROBLEMI I NENSHTETESIVE

Rreth këtij probemi në fb më shkruajnë shumë miq dhe kërkojnë të jem edhe zëri i tyre. Andaj do të kisha thënë se nuk është mirë të heshtin deputetët kur e dinë se shumë qytetarë vazhdojnë të mbeten pa nënshtetësi edhe përkundër faktit se i plotësojnë të gjitha kriteret e kerkuara ligjore. Nëse deputetët lejojnë të diskriminohemi, atëherë në shërbim të kuj mund të jenë. U bënë shumë parti shqiptar në Maqedoni, por asnjëra nuk po merret me këtë problem shumë të ndishëm. Këtu po u drejtohem subjekteve shqiptare për shkak se shumica apsolute e qytetarëve që kanë ngelur pa nënshtetësi janë nga shqiptarët. Krahas të tjerave, është shumë humane që ta dëgjojmë zërin e juaj në luftën kundër kësaj padrejtësie që po bëhet tash e tridhjet vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *