Zekiri – Zaev debat për Bashkësinë Fetare Islame

Në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka shtruar çështjen për udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.

“A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Policia Financiare a do të futet të kontrollojë si menaxhohet BFI-ja”, ka pyetur Zekiri.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev i ka kthyer përgjigje

“Qeveria ka marrëdhënie të mira me të gjitha bashkësitë fetare dhe ne jemi kompetent të përfshihemi në punën e tyre, duke pasur parasysh sekularitetin e shtetit. Por Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që të hetojë punën e BFI-së. Por jo vetëm në BFI, por edhe në bashkësitë tjera fetare”, tha Zaev. /TV21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *