“Zoti” i Rexhep Ziberit, “kryetar” i individ-shoqatës (VIDEO)

Uzurpatori zullumqar i BFI-së, Sulejman Rexhepi, akuzon imamë, rojtarë të dinit, nëse zbulon se ata flasin dhe përshëndeten me oponentin e tij, Afrim Tahiri! Sulejman Rexhepi nuk frikësohet as nga Xhibrili sa frikësohet prej Afrim Tahirit, kurse shkakun e kësaj frike askush nuk e di, përveçse vetë Mulla Sulës!

Akuzon rojatër të dinit, kurse në krye të Shoqatës “Ilmije” mbanë “hoxhë”, Rexhep Ziberin, i cili ua shanë nënën e gratë të gjithë rojtarëve të dinit që mund të kenë pirë kafe me Afrim Tahirin! I shari, kujdestari i familjes së degjeneruar, krimineli, i gatshmi për të vrarë krijesa të Zotit, shanë e përbuzë rojtarë të dinit, kuptohet, pas shpine, se ball në ball e ka pësuar shume keq!

Është po ky person i cili akuzohet nga organet e drejtëssisë se ka shtënë me armë zjarri kundër njerëzve, krijesave të Zotit, vetëm pse këta e paskan sulmuar zullumqarin e dinit, Sulejman Rexhepin. Është po ky njeri i cili askujt nuk i jep llogari se çka bën dhe ku i shpenzon mbi 30 mij euro që i vjel duke ua shitur dhunshëm Takvimin, monumentin e amatorizmit idiotik, imsakinë dhe kalendaret vjetore që reflektojnë sharlatantizmin e kuadrit të BFI-së! Llogari nuk duhet, mjafton të shikohet prona e tij, e cila, para se të vihej në krye të kësaj detyre ky farë “alimi”, kishte pronë si e një fakiri. Kurse sot është qindfishuar. Natyrisht, nuk e prek Mulla Sula, sepse atë mbi 30 mij eurosh e ndajnë bashkarisht. Dhe ky veprim na qenka në përputhje me normat islame dhe me rregulloren e BFI-së? Kjo rregullore, të paktën kërkon që Shoqata “Ilmije” t’i ketë edhe degët e veta nëpër myftini, ta ketë kryesinë si dhe kuvendin e vet. I mungojnë këto organe, sepse më mirë të jete individ shoqatë duke mos pasur nevojë për të dhënë llogari para askujt. Askush të mos ketë mundësi që ta pyes se sa para ia ka dhënë “zotit” të vet! /hapur/   

Kliko linkun:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *