Maqedoni – pa tensione ndëretnike dhe ndërfetare si të mbulohen paaftësitë e liderdhishipit

Aktorët politikë po luajnë në “kartën” e krijimit të tensioneve dhe përçarjeve të popullatës në baza etnike dhe fetare, për ta mbuluar paaftësinë e tyre nga përballja me problemet reale.

Aktivistët e shoqërisë civile në Maqedoni derisa komentojnë rrjedhën e situatës me simbolet kombëtare dhe fetare, ku nuk munguan incidentet dhe protesta thonë se po luhet në “kartën” e krijimit të tensioneve dhe përçarjeve të popullatës në baza etnike dhe fetare.

Xhabir Deralla i OJQ CIVIL thotë se “Rastet po ndodhin në një kohë kyçe për Maqedoninë, kur po shtyhen zgjedhjet për mos përmbushje të obligimeve nga elita apo pjesë të elitës politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës. Kjo po ndodh në kohën kur duhet me të gjitha forcat të merremi me zbatimin e të gjitha aktivitetet të thëna në marrëveshje por edhe në kohë kur duhet të sigurohen kushte për zgjedhje të lira. Në këtë kohë po shohim dy raste të këtilla. Edhe nëse nuk janë të qëllimta, mbeten raste të dyshimta”.

Kurse analisti Zdravko Savevski mes tjetash tha se “Populli kanë nuhatur tentimin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të nxisin tensione ndëretnike pasi që janë zënë ngushtë. Por pas rastit të Kumanovës, ata duhej të vetëdijesohen se një gjë e tillë nuk do të mund të ketë sukses.”

Ngjarjet e fundit në Maqedoni, Adelina Marku i komenton në një formë të veçant, ajo thotë se shqiptarët në Maqedoni përherë kanë jetuar në mënyrë të jashtzakonshme, kurse për palën tjetër thotë se “po shpall dita-ditës, marrëzinë për krenari nacionale.”

Në tërë këto skenare nuk po kursehet as kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi i cili pëmes dekleratave dhe kolumnave të tija shpeshëherë po dëshmon se është pjesë e lojrave politike.

Bashkim Laçi tha se përmes ndjenjave fetare shumë lehtë arrihet në tensionim të raporteve, udhëheqësit fetarë duhet të jenë të kujdesshëm në dekleratat e tyre dhe të mos lejojnë të futen në shërbim të ndonjë subjekti politik.

“Kryetari i Bashkësisë Islame Sulejman Rexhepi, po kritikohet se po vëndohet në shërbim të politikës ditore. Kollumnat e tija më shumë janë politike se sa flasin për problemet reale të institucionit. Besoj se me afrimin e zgjedhjeve, tensioneve do tu fryejnë faktorë të ndryshëm.”

Reagimet e opinionit dhe ekspertëve vijnë si shkak i vendosjes së simboleve etnike dhe fetare në disa lokacione të vendit. I fundit ishte ai i gur-themelit të kryqit gjigand që do të vendoset në Komunën e Butelit.

Ka paralajmërime se do të ngriten edhe dy kryqe gjigante në qytetin e Shkupit.

Leave a Reply