A mbulohen vjedhjet e Sulejman Rexhepit me “çertifikata” të Donald Trampit

Donald Trampi, për inat të CNN amerikan, për inat të botës myslimane që e paskan dëbuar një hipokrit, si Sulejman Rexhepin, prej gjirit të vet, për inat të Lëvizjes së teologëve në Maqedoni kundër Sulejman Rexhepit, për inat të Prokurorisë shtetërore të Maqedonisë, paskësh vendosur që këtë burrë ta “dekorojë”? Mallo morgen!

Shkruan Vjollaca Qerimi, Strugë

A mundet që Sulejman Rexhepi, përmes truqeve të veta të padenja as për kriminelët ordinerë, ta përligj tërë atë të vërtetë të ngritur mbi këtë figurë të cilin me ëndje do ta dëbonte nga gjiri i vet si feja islame ashtu edhe populli shqiptar, mysliman!
Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm dhe, fare i bindur se tashmë është lakuriqësuar deri në palcë dhe, e vetmja shans i ka ngelur që këtë të vërtetë “ta komprementojë” përmes veprimeve të dyshimta e djallëzore që vijnë bashkë me dekoratat inekzistent.
Sulejman Rexhepi e ka të qartë se tashmë është zbërthyer si njeriu më antiislamist dhe si njeri që tallet me vlerat e islamit, por edhe me normat e saj që janë bazë për ta gëzuar epitetin mysliman! Çfarëdo veprimesh që dalin nga korpusi i farzeve të islamit, do të ishin farsë e ulët e njeriut që merret me veprime amorale dhe imorale, të pandershme e të dobëta, që merret me vjedhje e me zhvatj të të mirave të përgjithshme, që merret me tallje dhe me nëpërkëmbje të vlerave islame. Zbatimi i farzeve përballë këtyre veprimeve antiislame do të ishte vetëm një hipokrizi e tipit që për momentin e karakterizon fund e krye Sulejman Rexhepin.
Sulejman Rexhepi e ka të qartë se mbase sërish do t’i ikë lustrimit të vet si “lider fetar” por, assesi nuk do të mund t’i shmanget lustrimit si dekan i Fakultetit të Shkencave Islame dhe si profesor në këtë vatër arsimore. Ai fare mirë e di që nga komisioni i dikurshëm i lustrimit kanë rrjedhur mjaft informata për të dhe, në veçanti, ka dalur dosja e tij “Sheriati”, në të cilën ai mbanë nofkën e bashkëpunimit me shërbimet sekrete “Zharko”!
Pra, janë këta disa argumenta që e shqetësojnë fort Sulejman Rexhepin, ndaj dhe e motivojnë të blejë “çergë” me të cilën do t’i mbulonte këto virtyte të tij të cilat mund t’i takojnë vetëm një njeriu të dobët, në të gjitha aspektet. Sulejman Rexhepi tashmë e ka tejkaluar atë barierën morale të vjedhjes, kështu që, e ka shumë të qartë se qëndrimi me ngulm në BFI është vetëm ngulje e thonjëve të pista në të mirat e përgjithshme të myslimanëve të vendit. Prandaj dhe, i duhet ajo “çergë”që të kamuflohet dhe të vazhdojë me vjedhje e zhvatje deri sa të është e mundur.
Cila është ajo “çergë” më se e qëlluar?
Dekoratat! Dekoratat janë mjeti më i qëlluar që fut huti dhe ngjallë dyshime të përgjithshme tek njerëzit. A është Mulla Sula kaq i keq apo janë të këqinj ata që flasin për Mulla Sulën! Sulejman Rexhepi tashmë është kapur për këtë dilemë dhe po e zhvillon shumë mirë. Po e zbraz kasën e BFI-së duke blerë e sponsoruar dekorata të kota, madje edhe të dyshimta. Dekorata e fundit e Sulejman Rexhepit është “dekorata” e Donald Trampit!!! Dhe, këtë dekoratë e paskësh marrur, veç të tjerash, edhe për zhvillim të islamit autokton (!!!) Pse a paska edhe islam joautokton, që i bie – islam të huaj? Këtë islam e propagon Sulejman Rexhepi. Qenka vlerësuar edhe për krijim të kusheve për një stabilitet dhe paqe, për interpretimin e fesë islame si paqe, si fe e tolerancës dhe e bashkëjetesës.
Sipas kësaj logjike, del puna që Sulejman Rexhepi qenka angazhuar pë të mirën e islamit. E paska përhapur atë dhe e paska propaguar si fe tolerante e të paqes dhe se në këtë drejtim paska pasur sukses deri në marrjen e “çmimit” të Donalrd Trampit, madje pikërisht në çastin kur e tërë bota islame u solidarizua në një qëndrim kundër vendimit të Donald Trampit. Për herë të parë u arrit koncensus i përgjithshëm i mbarë botës myslimane. U vetëpërjashtua Sulejman Rexhepi dhe, pikërisht për këtë gjest ai mori “çmimin”! Nejse, “çmimi” në fakt është një gënjeshtër e madhe sa prej toke e në qiell, insistimi i Sulejman Rexhepit për këtë “çmim” të blerë ishte vetëm që t’i bëjë karshillëk botës arabe dhe Turqisë. Jo rastësisht ka këmbëngulë që këtë “çmim” t’ia dorëzojë dikush nga ndonjë “komunitet hebraik” siç ishte Otto von Feigenblatt!
Nëse është i vërtetë tërë ai “motivacion” për dekorim, atëherë, pse një çmim të tillë nuk e mori, bie fjala, nga ndonjë mbret a princ arab, nga ndodnjë ajatullah, nga ndojë institucion apo qendër islamike në botë. Në një farë dokumentai të shpifur u tha se Mulla Sula na qenka nënkryetar i kësaj organizate islamike e kryetar i asaj tjetrës, anëtar i kryesisë së kësaj organizate e sekretar gjeneral i asaj… U renditën një dyzinë organizatash, në të cilat aktualisht Mulla Sula nuk ka qasje! Thjesht, është i futur në “listën e zezë” arabe. Është i bllokuar nga Shteti i Turqisë dhe është jo i mirëpritur pothuajse në të gjitha shtetet islame e myslimane! A mos po ia bëjnë këtë “bllok” nga xhelozia se Sulejman Rexhepi na qenka shumë i devotshëm, takvaxhi? Assesi! Thjesht, mbarë bota myslimane e ka kuptuar se kush është Sulejman Rexhepi, se çfarë dallaverxhiu është ndaj dhe nuk e bëjnë hesap për pesë pare.
CNN, televizoni më me ndikim në botë, jep reportazh  në të cilën e rrëfen jetën e shfrenuar të Sulejman Rexhepit. Po ky televizion lajmet qendrore i fillon duke e krahasuar Sulejman Rexhepin me El Badadin e ISIS-it, të po asaj organizate terroriste të cilën Amerika e Donald Trampit e lufton pa kompromis dhe me të gjitha mjetet e mundshme. Dhe, tani, Donald Trampi, për inat të CNN, për inat të botës myslimane që e paskan dëbuar një hipokrit prej gjirit të vet, për inat të Lëvizjes së teologëve në Maqedoni kundër Sulejman Rexhepit, paskësh vendosur që këtë burrë ta “dekorojë”. Mallo morgen!
Blerja e një dekorate inekzistnte, nga do tipa manipulatorë e mashtrues, nuk mund të fshihet me vizita të organizuara e të detyruara të personalit arsimor të Medresesë që vijnë për ta uruar Reisin e tyre për këtë “dekoratë”! Ky personel është staf akademik dhe nuk manipulohet aq lehtë. Por, ja që detyrohen dhunshëm të vizatohen në zyren e uzurpatorit Sulejman Rexhepi dhe të torturohen psiko-fizikisht derisa i dëgjojnë kopallat e tij! Gëneshtra as me dhunë barbare nuk mund të pranohet si e vërtetë! Kot e ka Mulla Sula, i cili mundohet që vjedhjet, shkatërrimet, përçarjet, injorimet, intrigat, krimet, amatorizmin, diletantizmin, vjedhjet e pronësisë intelektuale… t’i mbulojë me “çertifikata” inekzistente dhe të injoruara madje nga vetë përfaqësuesit diplomatik të shtetit amerikan. Le ta hajë Mulla Sula turpin me çertifikata…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *