Ambasadori izraelit viziton BFI-në

Bashkësina Fetare Islame në RM e vizitoi për herë të parë një diplomat izraelit, z. Dan Oryan, ambasador i Shtetit të Izraelit për Maqedoninë, i cili u prit nga Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Nga BFI njoftuan se në një atmosferë tepër të ngrohtë biseda filloi duke nënvizuar kontributin e madh që dhanë shqiptarët në mbrojtjen e hebrenjëve të përndjekur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është një frymë vëllazërore të cilën duehet ta ruajmë fort. Nuk guxojmë që të lejojmë rryma të ndryshme antisemitiste por edhe islamofobe të na i dëmtojnë raportet e ngushta miqësore në mes të shtetit të Izraelit dhe të Maqedonisë por edhe në mes të dy popujve, shqiptarëve dhe herbejve. Historia jonë është përplotë me lavdërata në këtë aspekt! Në kohëra më të turbullta të luftës, janë të shumtë shqiptarët që u kanë dalur tytave të nazistëve përpara duke këmbëngulur që në shtëpitë e tyre nuk ka asnjë hebre, ndonëse i kanë pasur të strehuar nëpër dhoma. Në frymën e këtyre marëdhënieve në mes të dy popujve, BFI jo vetëm që e ka ruajtur por edhe e ka kultivuar bashkëpunimin e ngushtë me Komunitetin Hebraik në Maqedoni ”, është shprehur efendi Rexhepi.

Më tej, Reisul Ulema ka shpalosur edhe Programin e BFI-së që flet për angazhimet e saj në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit që po ushtrohet në emër të fesë islame. Ambasadori Oryan ka përshëndetur nismën në fjalë të BFI-së dhe e ka inkurajuar në këtë hap civilizues, duke nënvizuar se edhe në Shtetin e Izraelit gjejnë zbatim plotë projekte të tilla rehabilituese e risocializuese dedikuar palestinezëve dhe jo vetëm.

Nga ana e vet, ambasadori izraelit, z. Dan Oryan, duke u falënderuar për këtë pritje kaq të ngrohtë ka falënderuar Reisul Ulemanë për qëndrimet miqësore që i ka për Shtetin izraelit, për popullin hebre por edhe për komunitetin hebraik në Maqedoni.

z. Oryan e ftoi Reisul Ulemanë që të marrë pjesë në një konferencë për antisemitizmin që do të mbahet në muajin maj, në Tel Aviv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *